April 26, 2024


free counter

RAUNDI I PARË I APLIKIMEVE 2019-2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

A. Si duhet që të aplikojmë? Procedurat që duhet të ndiqen

Në datat 31 korrik – 05 gusht 2019 do të kryhet aplikimi për studimet në IAL, nëpërmjet formularit online në portalin U-Albania. Aplikimi mund të bëhet kudo, mjafton të keni akses në internet.

Aplikimi kryet nga maturantë/kandidatë të cilët:
– Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të perfundimit të arsimit të mesëm.
– Plotësojne kriterin e notës mesatare sipas VKM (nota 6.5 për të gjitha degët dhe 7.5 për degët e mësuesisë). Nëse keni notë mesatare më ulët se 6.5, iu sygjerojmë disa programe studimi 2-vjeçare —–> KLIKO KËTU
– Plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Universitetet
– Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer.

Maturantët/kandidatët përpara aplikimit duhet të paguajnë tarifën prej 2000 (dymije) lekë (të reja) në zyrat e Postës ose në Bankat e Nivelit të dytë brenda datave 27 Qershor – 25 Korrik 2019, nëpërmjet faturës që e shkarkojnë në portalin U-Albania. Mandatin duhet ta dorëzoni në shkollë.
Duhet të zgjidhni deri në 10 (dhjetë) programe studimi përfshirë këtu programet në universitetet publike ose jopublike.
Nëse nuk e plotesoni kushtin e notës mesatare sipas VKM, aplikimi juaj nuk do te pranohet.

B. Ku mund ti shoh rezultatet?
Më datë 10 gusht 2019 të gjitha IAL-të që zhvillojne konkurse/testime pranimi do të afishojnë në mjediset e tyre dhe faqet zyrtare elektronike listat e maturantëve dhe në periudhën 11-23 gusht 2019 do të zhvillohen konkurset e pranimit.
Të gjitha IAL-të edhe ato që zhvillojne konkurse/testime, pas llogaritjes së pikëve për cdo konkurent, afishon në mjediset publike dhe faqet zyrtare listën e fituesve, ku me fituesit të fundit vendoset vija e kuqe.

Brenda datave 26 – 29 gusht 2019, të gjitha IAL-të duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse/testime do të afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve duke përdorur vetëm ID. Gjithashtu do të ngarkohet një kopje elektronike e tyre në portalin U-Albania.

C. Si të regjistrohem?
Në datat 2 gusht deri në 15 shtator 2019, të gjithë aplikantët të cilët janë shpallur fitues në Raundin e parë mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacionin në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programet e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga ora 8:00 deri në orën 16:30.
Periudha 2 gusht deri në 15 shtator 2019 është e ndarë në 7 faza 48 orëshe.
Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga momenti kur është shpallur fitues. Nëse nuk regjistrohet brenda ketij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë fazë.
Këto faza zhvillohen deri në plotësimin e kuotave në datën 15 shtator 2019. Nëse ngelen kuota bosh, për to do të konkurohet në fazat në vijim pas raundit të parë.
Për ndjekjen e procedurave të 7 fazave 48 orëshe, do të publikohen udhëzime në faqet e Ministrisë së Arsimit dhe U-Albania.
Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi përvec nxënësve dhe studentëve të shkëqlyer.
Për regjistrim (mund ti dorëzoni personalisht ose nëpermjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion:
– dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
– fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
– deklaratën të cilen e gjeni në udhezimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit.
Nesë nuk regjistroheni brenda afateve humbsni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë.

D. Si të ç’regjistrohem?
Pasi keni bërë regjsitrimin, keni të drejtë të cregjistroheni vetëm në datën 16 Shtator 2019. Duhet të paraqisni një kërkesë pranë sekretarisë mësimore ku keni bërë regjistrimin duke tërhequr dokumentat e dorëzuara.
Nëse ky veprim nuk kryhet brenda datës së dhënë, kandidati nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik.

E. Si mund të paraqes një ankesë?
Aplikantet kanë të drejtën e ankimimit në IAL në datat 26 – 29 Gusht 2019. Brenda 24 orëve nga paraqitja e ankesës, IAL shpreh vendimin lidhur me ankesën.
Brenda datave 31 – 1 Gusht 2019 IAL-te shpallin vendimet ne forme elektronike ne U-Albania.
Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues mund të vijojnë procedurat e aplikimit. Nëse ankesa është pranuar duhet të cregjistrohen dhe të regjistrohen në programin e studimit në te cilin është pranuar ankimi, vetëm me datë 16 shtator 2019.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading