
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Urdhri/ Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet Bachelor dhe Master në universitete. Raundet e aplikimit dhe ankimimi i rezultateve. 7 fazat për zgjedhjen e degës dhe pagesat për secilin raund
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar urdhrin në lidhje me datat e aplikimit të maturantëve nëpër universitete. Në bazë të këtij urdhri mësohen procedurat që do të ndjekin maturantët për t’u regjistruar në universitet. Po ashtu sqarohen edhe raundet e aplikimit si dhe procesi i çregjistrimit nga një raund në tjetrin, për të rritur mundësit e shpalljes fitues në një nga 10 programet e studimit. Më tej sqarohen edhe pagesat për çdo raund aplikim. Në raundin e parë të aplikimit, bëhet me dije se maturantët duhet të paguajnë një vlerë prej 2000 lekësh nga datat 27 qershor deri më 25 korrik. “Maturantët/kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa kryhet në periudhën 27 qershor deri 25 korrik. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 26 korrik 2019, në portalin U-Albania”, thuhet në këtë urdhër.
Procedura e aplikimit
Sa i takon proceduarve të aplikimit për këtë raund, thuhet se pas pagesës së tarifës, maturantët mund të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit. Në datat 2 deri 15 shtator 2019 (7 faza 48-orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11; 12-13 dhe 14-15), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet”, sqaron urdhri. Më tej shton se në datën 10 gusht 2019, të gjitha IAL të zhvillojnë konkurse/testime pranimi, afishojnë në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare elektronike përkatëse, listat e aplikantëve. Në periudhën 12-23 gusht 2019 do të zhvillohen konkurset e pranimit”, sqaron urdhri.
Raundi i dytë
Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Sa i takon procedurave të aplikimit, si fillim ata duhet të çregjistrohen nga raundi i parë dhe të kryejnë pagesën. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U- Albania
Raundi i tretë
Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.
Ankimimi i rezultateve, si kryhet procedura
Qendra e Shërbimeve Arsimore, nëpërmjet një urdhri, sqaron maturantët se pas fazës së aplikimit në tre raunde, ata kanë të drejtën të ankimojnë përzgjedhjen e tyre. Në këtë mënyrë mësohet se aplikantët, për raundin e parë, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata duhet të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, në datën 16 shtator 2019. Në raundin e dytë, bëhet me dije se në datat 23- 26 shtator 2019 çdo aplikant duhet të shikojë në faqen e internetit të IAL-ve ose të paraqitet në sekretaritë mësimore të fakulteteve për të parë renditjen e listës së fituesve. Bazuar në urdhrin e nxjerrë, aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL, në datën 27 shtator 2019. IAL, pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, përcjellin zyrtarisht në RASH, në datat 28 – 29 shtator 2019, vendimet lidhur me ankimimet e aplikantëve, si dhe 1 pasqyrojnë këto vendime, në format elektronik, brenda po kësaj date, në portalin U-Albania.
“Për arsimin e lartë dhe shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë’”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 295, datë 10.05.2019, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020” dhe të udhëzimit nr.5, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë’’,urdhëroj:1. Miratimin e kalendarit “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2019-2020” Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Qendra e Shërbimeve Arsimore, Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe IAL publike dhe jopublike”.
Shkarkoni njoftimin zyrtar – Kalendari_per_procedurat_e_aplikimit_dhe_regjistrimit_ne_IAl_per_vitin_akademik_2019_2020