April 26, 2024

BIOLOGJI

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Biologjisë, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Biologjisë, Matura 2020

Biologjia është shkenca e jetës, prandaj informacioni që mbart kjo kurrikul ka të bëjë me zhvillimin e kompetencave shkencore të cilat e ndihmojnë nxënësin të jetë i aftë për jetën.

Duke iu referuar programit, pyetjet e testit në lëndën e Biologjisë kanë për qëllim të vlerësojnë pyetjet që lidhen kryesisht me identifikimin e strukturave të gjallesave, përshkrimin e ndërtimit të jashtëm (morfologjik) dhe ndërtimit të brendshëm (anatomik) të gjallesave, shpjegimin e dukurive biologjike, analizën e strukturave biologjike dhe vlerësimin e dukurive jetësore.

Hartimi i testit për lëndën e biologjisë mbështetet në programin orientues të Maturës Shtetërore. Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së biologjisë bazohet në:

  • programet e lëndës së biologjisë bërthamë për klasën e 10-të;
  • programet e lëndës së biologjisë bërthamë për klasën e 11-të;
  • programin e lëndës së biologjisë me zgjedhje për klasën e 12-të.

Më poshtë janë renditur kompetencat që janë testuar në provimin e biologjisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë.

Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:

  • Identifikon monomerët e komponimeve
  • Emërton lëndën mbi të cilën veprojnë
  • Identifikon praninë e ADN-së në formë rrethore te qelizat
  • Tregon funksionin e organeleve te qelizat
  • Emërton llojin e përshtatjes.
  • Identifikon vektorët gjenetikë
  • Tregon kompletin haploid të kromozomeve te qelizat seksuale të
  • Identifikon organet e riprodhimit te bimët.
  • Tregon rrugën që përshkon gjaku në sistemin e qarkullimit te gjitarët.
  • Identifikon ksilemën si ind përçues
  • Emërton në figurë pjesët ndërtuese të sistemit të frymkëmbimit te
  • Tregon çfarë ndodh me pjesët përbërëse të sistemit të frymëkëmbimit gjatë procesit të frymëthithjes.
  • Tregon vendin e formimit të limfociteve
  • Identifikon pjesët përbërëse të
  • Tregon sistemet që realizojnë bashkërendimin e punës së pjesëve përbërëse të organizmit të
  • Emërton hormonet
  • Identifikon pjesët ndërtuese të
  • Identifikon produktet e aparatit të
  • Tregon vendin ku vepron hormoni
  • Emërton në figurë pjesët e sistemit tretës te
  • Tregon origjinën dhe funksionin e lëngut të tëmthit.

 

Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:

  • Njehson numrin e nukleotideve dhe lidhjeve hidrogjenore në strukturën e acideve
  • Kryen njehsime me gjenetikën e popullatave, kur ato janë në ekuilibër
  • Arsyeton për të shkruar reaksionin e përgjithshëm të fotosintezës, duke iu referuar elementëve përbërës të skemës që paraqet këtë
  • Shpjegon rolin e komponimeve të sintetizuara në fazën me dritë në reduktimin e CO
  • Tregon dallimet midis glikolizës dhe ciklit të
  • Shpjegon përshkueshmërinë e molekulave polare përmes membranës
  • Shpjegon rolin e pompave natrium – kalium në membranën e fijes nervore për të ruajtur potencialin e qetësisë.
  • Shpjegon pse sistemi i qarkullimit te gjitarët quhet i mbyllur dhe i dyfishtë.
  • Shpjegon dukurinë e shkëmbimit të gazeve O2 dhe CO2 në nivelin e hojëzave.
  • Shpjegon si realizohet tretja e proteinave përgjatë gypit tretës (në gojë dhe duoden).
  • Tregon dallimin midis gjëndrave endokrine dhe gjëndrave ekzokrine, duke iu referuar lëndëve që ato sekretojnë.
  • Shpjegon arsyen pse në një zinxhir ushqimor rrallë gjenden më shumë se pesë nivele
  • Tregon dallimin midis biotopit dhe biocenozës.

 

Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:

  • Arsyeton mbi bazën e rezultateve të kryqëzimeve për të përcaktuar tipet e gametëve që prodhojnë prindërit.
  • Arsyeton mbi bazën e rezultateve të kryqëzimeve për të përcaktuar vendndodhjen e gjeneve në kromozomet homologë (nëse janë të lirë ose të lidhur).
  • Njehson probabilitetin e lindjes së individëve me tipare, gjenet përgjegjëse për të cilat janë të pavarura.
  • Skematizon vendosjen e gjeneve në kromozomet homologe kur gjenet janë të lidhur.
  • Skematizon fazat e ndarjes qelizore për një komplet kromozomik të dhënë.
  • Arsyeton për të njehsuar numrin e kromozomeve që do të ketë secila prej qelizave në fund të ndarjes
  • Vlerëson rëndësinë e injektimit të rruazave të kuqe te një pacient në kushtet e një situate të dhënë.
  • Shpjegon parimin që lidh funksionin e gjëndrës tiroide me hipofizën dhe me hipotalamusin, duke bërë interpretimin e skemës në një situatë të dhënë.
  • Shpjegon çfarë ndodh me sasinë e glukozës në nivele të ndryshme të sistemit të ekskretimit duke analizuar të dhënat e tabelës në një situate të dhënë.

 

Struktura e testit

Testi i biologjisë ka gjithsej 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:

  • 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
  • 13 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh

Testi për lëndën e biologjisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.

Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.

TABELA E SPECIFIKIMEVE

  Tematikat Peshat

në %

Totali i

pikëve

Niveli

I-40%

Niveli

II-40%

Niveli

III-20%

I. Diversiteti 30% 18 pikë 7 7 4
II. Ciklet 16% 10 pikë 4 4 2
III. Sistemet 51% 30 pikë 12 12 6
IV. Ndërveprimet 3% 2 pikë 1 1
  Totali 100% 60 pikë 24 pikë 24 pikë 12 pikë

Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika e cila ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh.

Llojet e pyetjeve

Pyetjet e testit të biologjisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.

Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një tabelë me të dhëna, skemë ose figurë. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading