
BIOLOGJI
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Biologjisë, Matura 2020
Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Biologjisë, Matura 2020
Biologjia është shkenca e jetës, prandaj informacioni që mbart kjo kurrikul ka të bëjë me zhvillimin e kompetencave shkencore të cilat e ndihmojnë nxënësin të jetë i aftë për jetën.
Duke iu referuar programit, pyetjet e testit në lëndën e Biologjisë kanë për qëllim të vlerësojnë pyetjet që lidhen kryesisht me identifikimin e strukturave të gjallesave, përshkrimin e ndërtimit të jashtëm (morfologjik) dhe ndërtimit të brendshëm (anatomik) të gjallesave, shpjegimin e dukurive biologjike, analizën e strukturave biologjike dhe vlerësimin e dukurive jetësore.
Hartimi i testit për lëndën e biologjisë mbështetet në programin orientues të Maturës Shtetërore. Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së biologjisë bazohet në:
- programet e lëndës së biologjisë bërthamë për klasën e 10-të;
- programet e lëndës së biologjisë bërthamë për klasën e 11-të;
- programin e lëndës së biologjisë me zgjedhje për klasën e 12-të.
Më poshtë janë renditur kompetencat që janë testuar në provimin e biologjisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë.
Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:
- Identifikon monomerët e komponimeve
- Emërton lëndën mbi të cilën veprojnë
- Identifikon praninë e ADN-së në formë rrethore te qelizat
- Tregon funksionin e organeleve te qelizat
- Emërton llojin e përshtatjes.
- Identifikon vektorët gjenetikë
- Tregon kompletin haploid të kromozomeve te qelizat seksuale të
- Identifikon organet e riprodhimit te bimët.
- Tregon rrugën që përshkon gjaku në sistemin e qarkullimit te gjitarët.
- Identifikon ksilemën si ind përçues
- Emërton në figurë pjesët ndërtuese të sistemit të frymkëmbimit te
- Tregon çfarë ndodh me pjesët përbërëse të sistemit të frymëkëmbimit gjatë procesit të frymëthithjes.
- Tregon vendin e formimit të limfociteve
- Identifikon pjesët përbërëse të
- Tregon sistemet që realizojnë bashkërendimin e punës së pjesëve përbërëse të organizmit të
- Emërton hormonet
- Identifikon pjesët ndërtuese të
- Identifikon produktet e aparatit të
- Tregon vendin ku vepron hormoni
- Emërton në figurë pjesët e sistemit tretës te
- Tregon origjinën dhe funksionin e lëngut të tëmthit.
Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:
- Njehson numrin e nukleotideve dhe lidhjeve hidrogjenore në strukturën e acideve
- Kryen njehsime me gjenetikën e popullatave, kur ato janë në ekuilibër
- Arsyeton për të shkruar reaksionin e përgjithshëm të fotosintezës, duke iu referuar elementëve përbërës të skemës që paraqet këtë
- Shpjegon rolin e komponimeve të sintetizuara në fazën me dritë në reduktimin e CO
- Tregon dallimet midis glikolizës dhe ciklit të
- Shpjegon përshkueshmërinë e molekulave polare përmes membranës
- Shpjegon rolin e pompave natrium – kalium në membranën e fijes nervore për të ruajtur potencialin e qetësisë.
- Shpjegon pse sistemi i qarkullimit te gjitarët quhet i mbyllur dhe i dyfishtë.
- Shpjegon dukurinë e shkëmbimit të gazeve O2 dhe CO2 në nivelin e hojëzave.
- Shpjegon si realizohet tretja e proteinave përgjatë gypit tretës (në gojë dhe duoden).
- Tregon dallimin midis gjëndrave endokrine dhe gjëndrave ekzokrine, duke iu referuar lëndëve që ato sekretojnë.
- Shpjegon arsyen pse në një zinxhir ushqimor rrallë gjenden më shumë se pesë nivele
- Tregon dallimin midis biotopit dhe biocenozës.
Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:
- Arsyeton mbi bazën e rezultateve të kryqëzimeve për të përcaktuar tipet e gametëve që prodhojnë prindërit.
- Arsyeton mbi bazën e rezultateve të kryqëzimeve për të përcaktuar vendndodhjen e gjeneve në kromozomet homologë (nëse janë të lirë ose të lidhur).
- Njehson probabilitetin e lindjes së individëve me tipare, gjenet përgjegjëse për të cilat janë të pavarura.
- Skematizon vendosjen e gjeneve në kromozomet homologe kur gjenet janë të lidhur.
- Skematizon fazat e ndarjes qelizore për një komplet kromozomik të dhënë.
- Arsyeton për të njehsuar numrin e kromozomeve që do të ketë secila prej qelizave në fund të ndarjes
- Vlerëson rëndësinë e injektimit të rruazave të kuqe te një pacient në kushtet e një situate të dhënë.
- Shpjegon parimin që lidh funksionin e gjëndrës tiroide me hipofizën dhe me hipotalamusin, duke bërë interpretimin e skemës në një situatë të dhënë.
- Shpjegon çfarë ndodh me sasinë e glukozës në nivele të ndryshme të sistemit të ekskretimit duke analizuar të dhënat e tabelës në një situate të dhënë.
Struktura e testit
Testi i biologjisë ka gjithsej 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:
- 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
- 13 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh
Testi për lëndën e biologjisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.
Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.
TABELA E SPECIFIKIMEVE
Tematikat | Peshat
në % |
Totali i
pikëve |
Niveli
I-40% |
Niveli
II-40% |
Niveli
III-20% |
|
I. | Diversiteti | 30% | 18 pikë | 7 | 7 | 4 |
II. | Ciklet | 16% | 10 pikë | 4 | 4 | 2 |
III. | Sistemet | 51% | 30 pikë | 12 | 12 | 6 |
IV. | Ndërveprimet | 3% | 2 pikë | 1 | 1 | – |
Totali | 100% | 60 pikë | 24 pikë | 24 pikë | 12 pikë |
Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika e cila ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh.
Llojet e pyetjeve
Pyetjet e testit të biologjisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.
Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një tabelë me të dhëna, skemë ose figurë. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !