
EKONOMI
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Ekonomise, Matura 2020
Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Ekonomise, Matura 2020
Ekonomia si lëndë i ofron nxënësit mundësi që të zhvillojë të kuptuarit e organizimit dhe veçorive ekonomike të shoqërisë, domosdoshmërinë e përballimit të problemit të pamjaftueshmërisë së burimeve për të plotësuar nevojat e saj, të cilat jo vetëm janë të pakufizuara, por edhe shtohen, si dhe janë shumë konkurruese më njëra- tjetrën. Ky problem që e ka shoqëruar komunitetin njerëzor gjatë gjithë ekzistencës së tij në kuadër kombëtar, rajonal e botëror, ka mënyra të ndryshme të zgjidhjes. Hartimi i testit për lëndën e Ekonomisë mbështetet tërësisht në programin orientues të Maturës Shtetërore.
Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së Ekonomisë bazohet në Programin e lëndës së Ekonomisë për klasën e 12-të;
Bazuar në programin orientues, përmbushja e kompetencave ekonomike dhe kompetencave kyçe që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës, arrihet nëpërmjet këtyre tematikave kryesore:
- Njohuri të Ekonomiksit;
- Probleme të Mikroekonomisë;
- Probleme të Makroekonomisë;
- Ekonomia në praktikë.
Programi orientues i Maturës Shtetërore zbatohet me korrektësi nga specialistët dhe mësuesit e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të Ekonomisë. Specialistët e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të kësaj lënde, nuk mund përfshijnë në testim çështje mësimore të cilat nuk janë parashikuar në programin orientues të Maturës Shtetërore.
Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime me nxënësit, me teste që mund t’i hartojë vetë duke u bazuar në modelet e testeve që publikon QSHA-ja. Në përgatitjen për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues mund të përdoren tekstet mësimore të miratuara nga MASR-ja, si edhe materiale të tjera, që sigurojnë përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues.
Disa nga kompetencat që janë testuar në provimin e Ekonomisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë, janë:
Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:
- Identifikon problemin ekonomik themelor;
- Përshkruan mënyrën e zgjidhjes së tij nga sisteme të ndryshme ekonomike;
- përcakton subjektet ekonomike;
- identifikon burimet prodhuese të përdorura nga subjektet ekonomike;
- identifikon aspekte të ndërthurjes së individit si konsumator, firmës dhe qeverisë.
- Liston elementë, faktorë, veçori.
Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:
- përcakton ndikimin e faktorëve në elasticitetin e kërkesës dhe ofertës së mallrave dhe shërbimeve në treg;
- analizon ndikimin e faktorëve në elasticitetin e kërkesës dhe ofertës së mallrave dhe shërbimeve në treg;
- analizon veçori të organizimit të bizneseve;
- shpjegon aspekte të domosdoshmërisë së ndërhyrjes së qeverisë në ekonominë e tregut;
- krahason forma të biznesit, struktura të tregut;
- analizon politikat stabilizuese;
- klasifikon aftësitë për sipërmarrje të
Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:
- interpreton mënyrën e zgjidhjes së problemeve ekonomike nga sistemet ekonomike;
- llogarit koeficiente të elasticitetit, ndërton grafikë, llogarit tregues të firmës bazuar në të dhëna;
- argumenton nëpërmjet rasteve të dhëna, shembujt konkretë të ndikimit të institucioneve ekonomike në çdo aspekt të problemeve mikroekonomike dhe makroekonomike.
Struktura e testit
Testi i Ekonomisë ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:
- 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
- 13 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh
Testi për lëndën e Ekonomisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.
Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.
Nr. | Tematikat | Pesha në % | Nr. i
pikëve |
Nivelet | ||
I– 40% | II–40 % | III– 20% | ||||
1 | Çfarë studion ekonomia | 6 | 4 | 3 | 1 | |
2 | Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut | 15 | 11 | 2 | 5 | 4 |
3 | Konsumatori në ekonominë e tregut | 5 | 3 | 3 | ||
4 | Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij | 5 | 3 | 3 | ||
5 | Prodhimi, kosto dhe të
ardhurat e firmës |
8 | 6 | 1 | 4 | 1 |
6 | Struktura e tregut | 5 | 4 | 3 | 1 | |
7 | Tregjet e faktorëve të prodhimit | 5 | 1 | 1 | ||
8 | Qeveria dhe ekonomia | 7 | 4 | 3 | 1 | |
9 | Paraja dhe institucionet financiare | 5 | 3 | 3 | ||
10 | Treguesit kryesore makroekonomikë | 12 | 7 | 4 | 1
1 |
2 |
11 | Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike | 4 | 3 | 2 | 1 | |
12 | Tregtia ndërkombëtare | 5 | 1 | 1 | ||
13 | Etika e Biznesit | 5 | 4 | 3 | 1 | |
14 | Aftësi për sukses | 4 | 1 | 1 | ||
15 | Financat personale | 4 | 2 | 1 | 1 | |
16 | Bëhu sipërmarrës | 5 | 3 | 1 | 2 | |
100 | 60p | 24p | 24p | 12p | ||
Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika e cila ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh. Pra, tematika “Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut” që zë 15 % të peshës së programit është përfaqësuar në test me 6 pyetje dhe 11 pikë, ndërsa tematika “Aftësi për sukses” ka 4% peshë në program është përfaqësuar me 1 pyetje dhe ka 1 pikë.
Llojet e pyetjeve
Pyetjet e testit të Ekonomisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.
Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një situatë, ushtrim apo grafik. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !