
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Gjuhës së Huaj, Matura 2020
Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Gjuhës së Huaj, Matura 2020
Testi i gjuhës së huaj ndërtohet mbi bazën e dy aftësive dhe vlerësimin e njëkohshëm të tyre që janë:
- të kuptuarit;
- të shprehurit me
Nëpërmjet testit të lëndës “Gjuhë e Huaj”, në provimin e Maturës Shtetërore, nxënësi do të vlerësohet për realizimin e kompetencave gjuhësore të sipërpërmendura.
Përqindja e peshës që zë çdo kompetencë në test është si më poshtë:
- Të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar – 50%;
- Përdorimi i drejtë i gjuhës (gramatika dhe leksiku) – 28%;
- Të shkruarit – 22%.
Gjuha e Huaj në Maturën Shtetërore 2019 u testua si lëndë me detyrim, ndryshe nga vitet e mëparshme ku testohej si lëndë me detyrim dhe si lëndë me zgjedhje.
Për gjuhën e huaj u hartuan dy formate testi dhe gjashtë lloje testesh.
- Test në gjuhën angleze në nivelin B2 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për gjimnazet.
- Test në gjuhën angleze në nivelin B1 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për shkollat e mesme sportive, artistike dhe
- Test në gjuhën frënge në nivelin B2 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për gjimnazet.
- Test në gjuhën italiane në nivelin B2 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për gjimnazet.
- Test në gjuhën gjermane në nivelin B1 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për
- Test në gjuhën spanjolle në nivelin B1 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për shkollën e mesme të gjuhëve të
Testet e gjuhës së huaj për niveli B1 (sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve) testojnë kandidatët në aftësitë e tyre gjuhësore për secilën gjuhë në nivelin B1.
Testet janë të ndërtuara në tre seksione:
- Seksioni i të lexuarit dhe të
- Seksioni i përdorimit të gjuhës.
- Seksioni i të shkruarit.
Përshkrimi i përgjithshëm i kompetencave që nxënësi zotëron në këtë nivel gjuhësor (niveli B1) është si më poshtë:
- Kupton pikat kryesore të një materiali të shkruar me gjuhë të qartë dhe me tematikë familjare për nxënësin si për shembull: shkolla, puna, aktivitete të ndryshme, arti, sporti, etj.
- Reagon në situata të përditshmërisë dukë përdorur një gjuhë relativisht të thjeshtë dhe jo shumë
- Shkruan tekste me tema që janë familjare dhe tema që kanë lidhje me interesat personale.
- Përshkruan përvoja, ngjarje, ëndrra, shpresa dhe ambicie përmbledhtazi dhe me gjuhë jo të ndërlikuar si dhe jep arsye ose shpjegime për opinionet që
Në testet e gjuhës së huaj në nivelin B1, objektivat e vlerësimit për çdo kompetencë gjuhësore që testohet paraqiten në tabelën e mëposhtme.
Seksioni 1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit | – Lexim për informacione specifike
– Lexim për detaje – Gjetja e kuptimit të një fjale apo shprehjeje në një kontekst të caktuar – Dhënie konkluzioni mbi një tekst të caktuar – Gjetja e idesë kryesore të një teksti – Shpjegim fjalësh ose shprehjesh referuese – Kuptimi i përgjithshëm i tekstit |
Seksioni 2 Përdorimi i Gjuhës | – Përdorimi i strukturave gramatikore, formave sinonimike, foljeve frazale, kohëve të foljeve, parafjalëve dhe shprehjeve me to, forma të ndryshme të kushtores dhe pësores, etj.
– Fjalëformimi në aspektin gramatikor dhe leksikor të tij. |
Seksioni 3 Të shkruarit | 1. Shkrimi i një historie të shkurtër, përshkrim i një ngjarjeje, personi apo libri që ka lënë mbresa te nxënësi. Aftësia për t’i përshkruar këto me detaje me gjuhë jo tepër të ndërlikuar.
2. Shkrimi i një letre jo formale, email-i drejtuar shokëve, familjarëve etj, duke respektuar strukturën e letrës jo formale. |
Testet e gjuhës së huaj për nivelin B2 (sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve) testojnë kandidatët në aftësitë e tyre gjuhësore për secilën gjuhë në nivelin B2.
Testet janë të ndërtuara në tre seksione:
- Seksioni i të lexuarit dhe të
- Seksioni i përdorimit të gjuhës.
- Seksioni i të shkruarit
Përshkrimi i përgjithshëm i kompetencave që nxënësi zotëron në këtë nivel gjuhësor (niveli B2) është si më poshtë:
- Kupton idetë kryesore të një teksti kompleks me temë konkrete ose
- Lexon me një shkallë të madhe pavarësie duke iu përshtatur stilit të teksteve; kap mesazhet dhe qëllimet e teksteve duke përdorur dhe përzgjedhur burime reference të përzgjedhura.
- Zotëron fjalor të mirë dhe aktiv në
- Prodhon një tekst të qartë të detajuar mbi tema të ndryshme si dhe shpjegon pikëpamjet e veta mbi një temë të caktuar duke dhënë avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve të
Në testet e gjuhës së huaj në nivelin B2, objektivat e vlerësimit për çdo kompetencë gjuhësore që testohet paraqiten në tabelën e mëposhtme.
Seksioni 1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit | – Lexim për informacione specifike
– Shpjegim i detajeve të dhëna në një tekst – Gjetja e kuptimit të një fjale apo shprehjeje në një kontekst të caktuar – Dhënie konkluzioni mbi një tekst të caktuar – Gjetja e idesë kryesore të një teksti – Shpjegim fjalësh ose shprehjesh referuese – Kuptimi i përgjithshëm i tekstit – Krahasim faktesh dhe detajesh në pasazhe paralele – Shpjegim i llojeve të teksteve – Rindërtim i një teksti me pjesë që i mungojnë |
Seksioni 2 Përdorimi i Gjuhës | – Përdorimi i strukturave gramatikore, formave, sinonimisë, foljeve frazale, kohëve të foljeve, lidhëzave, ndërtimin e fjalive komplekse, foljet modale, parafjalëve dhe shprehjeve me to, forma të ndryshme të kushtores dhe pësores, infinitive dhe pjesoret, etj.
– Struktura gjuhësore në situata të ndryshme bashkëbisedimi. |
Seksioni 3 Të Shkruarit | 1. Shkrimi i një eseje argumentuese në të cilën nxënësi shpjegon pikëpamjet e tij mbi një temë të caktuar duke dhënë avantazhet dhe disavantazhet e pikëpamjeve të veta.
2. Shkrimi i një letre formale, email-i drejtuar një drejtuesi, një mësuesi, krye bashkiaku etj. duke dhënë shpjegime të detajuara mbi çështje të caktuara duke respektuar strukturën e letrës formale ose zyrtare. |
Të gjitha këto objektiva vlerësimi realizohen nëpërmjet pyetjeve me formate të ndryshme si dhe nëpërmjet një numri të caktuar detyrash, ku secila detyrë ka kohën e vet për t’u kryer.
KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !