Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Matematikës, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Matematikës, Matura 2020

Testi i matematikës për Maturën Shtetërore 2019 u hartua në përputhje me kërkesat e programit lëndor. Kërkesat e testit janë të formatit me zgjedhje, me përgjigje të shkurtër dhe analizë. I gjithë testi është vlerësuar me 60 pikë në total.

 

Nr

 

Tematikat/Nëntematikat

 

Përqindja

Pikë
Gjithsej Niveli I-40% Niveli II-40% Niveli III-20%
 

 

 

1

Numri

·         Bashkësitë

·         Veprime me numra

·         Thyesat dhe numrat dhjetorë

·         Raporti, përpjesëtimi dhe përqindja

·         Eksponencialet dhe logaritmet

 

 

 

17%

 

 

 

10 pikë

 

 

 

4 pikë

 

 

 

4 pikë

 

 

 

2 pikë

 

 

2

Matja

·         Matjet dhe saktësia e tyre

·         Matja dhe njehsimi

·         Vektorët

·         Trigonometria

 

 

15%

 

 

9 pikë

 

 

3 pikë

 

 

4 pikë

 

 

2 pikë

 

3

Gjeometria

·         Gjeometria në plan

·         Shndërrimet gjeometrike

·         Gjeometria në hapësirë

 

13%

 

8 pikë

 

4 pikë

 

 

3 pikë

 

1 pikë

 

 

 

 

4

Algjebra dhe Funksioni

·         Simbolet, veprimet algjebrike, dhe funksioni

·         Grafikët

·         Zgjidhja e ekuacioneve dhe inekuacioneve

·         Polinome dhe funksione

·         Derivati

·         Integrali

 

 

 

 

38%

 

 

 

 

23 pikë

 

 

 

9 pikë

 

 

 

9 pikë

 

 

 

5 pikë

 

5

Statistikë, probabilitet

·         Statistikë

·         Probabilitet

 

17%

 

10 pikë

 

4 pikë

 

4 pikë

 

2 pikë

  Shuma 100% 60 24 24 12

 

Tabela e specifikimit (bluprint) të testit:

Siç shihet edhe në tabelë, testi është strukturuar në tri nivele. Koha e zhvillimit të testit:                                    2 orë e 30 minuta

Natyra e pyetjeve është:

  • 20 pyetje me alternativa (20 pikë)
  • arsyetim dhe argumentim (40 pikë)

Rezultatet e të nxënit që kontrollohen në test, janë:

  • njehson rrënjët me tregues numër natyror dhe fuqitë me eksponent thyesor;
  • thjeshton shprehje që përmbajnë rrënjë dhe zhduk rrënjën nga emëruesi;
  • zgjidh situata problemore me përqindje, me rritje dhe me ulje të vlerës në përqindje, duke përfshirë edhe interesin e thjeshtë në matematikën financiare;
  • kthen numrat dhjetorë të fundmë në thyesa dhe anasjellas;
  • përdor vetitë e logaritmeve;
  • përshkruan dhe ndërton figura kongruente dhe të ngjashme nëpërmjet simetrisë, duke i konsideruar ato edhe në plan koordinativ;
  • zëvendëson vlerat numerike në formula dhe shprehje;
  • interpreton veprimin e njëpasnjëshëm të dy funksioneve si funksion i përbërë;
  • paraqet në mënyrë më të thjeshtë shprehjet algjebrike duke:

@ faktorizuar shprehjet e fuqisë së dytë të trajtës ax2 + bx + c;

@ thjeshtuar shprehjet përfshirë shumën, prodhimin, fuqitë dhe vetitë e tyre;

  • shndërron algjebrikisht polinomet përfshirë zbërthimin e kllapave, reduktimin e kufizave;
  • zgjidh në mënyrë algjebrike sistemin e dy ekuacioneve me dy

Ndryshe nga maturat e kaluara, në testin e këtij viti (D2) ushtrimet me alternativa janë shtrirë në të gjithë testin, në përshtatje me tematikën që i përkasin. Kjo për t’i ardhur në ndihmë nxënësve në mënyrë që gjatë testimit mos t’i rikthehen herë pas here tematikave të ndryshme.

Testi përmban ushtrime të përfshira në programet orientuese të maturës për tri nivelet e të nxënit. Ai mbështetet në të mësuarin me kompetenca, me problema dhe situata nga jeta reale.

Nëpërmjet testit të lëndës së matematikës në Provimin e Maturës Shtetërore, nxënësi do të vlerësohet për realizimin e kompetencave matematikore nëpërmjet 5 tematikave kryesore: numri; matja; gjeometria; algjebra dhe funksioni (përfshirë derivatin dhe integralin); statistika dhe probabiliteti. Qëllimi i testit është realizuar sipas kompetencave të shprehura më poshtë.

  • Lidhja konceptuale dhe të menduarit matematik
  • Zgjidhja e situatave problemore
  • Arsyetimi dhe vërtetimi matematik
  • Modelimi matematik

·         Lidhja konceptuale dhe të menduarit matematik

Nxënësi për këtë kompetencë duhet:

  • të përdorë përkufizime matematikore,
  • të interpretojë koncepte apo simbole

 

Shembull pyetje: Një klasë ka 32 nxënës, nga të cilët 18 luajnë shah, 12 luajnë pingpong dhe 7 luajnë edhe shah edhe pingpong. Sa nxënës të klasës nuk luajnë as shah e as pingpong?

Rezultatet e të nxënit: përdor diagramin e Venit, për të paraqitur bashkësitë dhe marrëdhënien ndërmjet tyre dhe përdor në zbatime prerjen dhe bashkimin e dy bashkësive.

·         Zgjidhja e situatave problemore

Nxënësi për këtë kompetencë duhet:

  • të kuptojë situatën e dhënë në një problemë
  • të interpretojë hapat e ndjekura për zgjidhjen e situatave
  • të nxitë zhvillimin intelektual dhe intuitën krijuese

Shembull pyetje: Një curril uji del nga një shatërvan dhe bie përsëri në të.

Lartësia që arrin currili i ujit, jepet me anë të funksionit

y = – 1 10 x ( x – 50) , ku x – largesa nga burimi (në cm) dhe            y- lartësia (në cm).

  1. Cila është lartësia më e madhe që mund të arrijë currili?
  2. Në cilën largesë nga burimi, currili takon përsëri ujin?

 

Rezultatet e të nxënit: a) përdor funksionet kuadratike dhe grafikët e tyre për zgjidhjen e një situate reale b) gjen dhe interpreton rrënjët e ekuacionit kuadratik.

·         Arsyetimi dhe vërtetimi matematik

Nxënësi për këtë kompetencë duhet:

  • të përzgjedhë informacionin e duhur nga një situatë e dhënë dhe ta interpretojë në një situatë praktike matematikore

Shembull pyetje: Megi duhet të kalojë dy semaforë për të shkuar në punë. Probabiliteti që semafori të jetë i kuq kur ajo të arrijë përballë tij, është 0,15 për të parin dhe 0,35 për të dytin.

  1. Ndërtoni një diagram pemë për të paraqitur të gjitha rezultatet e mundshme.
  2. Llogaritni probabilitetin që asaj të mos i duhet fare të ndalojë.
  • Llogaritni probabilitetin që asaj t’i duhet të ndalojë të paktën një herë.

 

Rezultatet e të nxënit: përshkruan dhe analizon denduritë e rezultateve në eksperimente probabilitare, duke përdorur pemën e dendurive dhe nëpërmjet saj njehson probabilitetin e ngjarjeve të kombinuara të varura dhe të pavarura.

·         Modelimi matematik

Nxënësi për këtë kompetencë duhet:

-të përdorë    teknikat përkatëse për të gjetur zgjidhjen e përshtatshme matematikore

-të paraqesë zgjidhjen matematikore në zgjidhjen e situatës nga jeta reale

Shembull pyetje: Nga një far ndriçimi, një anije duket 6 km larg në një kurs prej 130°, ndërsa një anije tjetër duket 9 km larg në një kurs prej 1950. Gjeni largesën ndërmjet anijeve. (cos650 = 0,4226)

Rezultatet e të nxënit: paraqet situatën reale matematikisht dhe zbaton teoremën e sinusit dhe teoremën e kosinusit në trekëndëshin e çfarëdoshëm për të gjetur gjatësi dhe kënde.

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Matematikës, Matura 2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.