
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Gjuhës Shqipe, Matura 2020
Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Letërsisë, Matura 2020
Si t’i kuptojmë pyetjet në test?
Në testin e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë për Maturën Shtetërore përdoren pyetje të tipeve të ndryshme: me alternativa, me përgjigje të shkurtër, me përgjigje të hapur dhe ese.
Pyetjet me alternativa
Pyetjet me alternativa kërkojnë nga nxënësi të qarkojë alternativën e saktë midis një grupi të pasaktash ose hutuesesh. Vështirësia e këtyre pyetjeve varet nga mënyra se si i ndërtojmë alternativat. Sa më i ngushtë të jetë dallimi midis alternativës së saktë dhe të pasaktave (hutueseve), aq më e vështirë është pyetja.
Pyetjet me alternativa janë hartuar për të vlerësuar aftësitë e nxënësve në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këto pyetje i kërkojnë nxënësit të analizojë aspekte të ndryshme të teksteve të dhëna në test, të tilla si: ideja qendrore, elemente të stilit, zhvillimi i personazheve dhe përmbajtjes, si dhe fjalori.
Nxënësi mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve me saktësi, nëse kupton shumë mirë dhe di si ta përdorë përmbajtjen e të gjithë tekstit.
Pyetjet me alternativa vlerësojnë standardet në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në disa mënyra. Disa iu kërkojnë nxënësve të analizojnë aspekte të ndryshme të një teksti. Shumë pyetje iu kërkojnë që të kombinojnë disa aftësi. Për shembull: pyetjet mund t’iu kërkojnë nxënësve të identifikojnë një pjesë teksti që mbështet më mirë idenë qendrore. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje si duhet, nxënësi, fillimisht, duhet të kuptojë idenë qendrore të tekstit dhe, më pas, të tregojë se si mbështetet kjo ide. Pyetjet priren të kërkojnë shumë më tepër se një rikujtim apo identifikim të thjeshtë.
Pyetjet me përgjigje të shkurtër
Si pyetjet me alternativa, ashtu edhe pyetjet me përgjigje të shkurtër janë hartuar për të vlerësuar standardet e arritjeve në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Këto janë pyetje ku nxënësi duhet të përdorë shembuj nga teksti për të mbështetur përgjigjen e tij ose të arrijë në një përfundim (një pohim, një pozicionim apo konkluzion), bazuar në analizën që i bën pjesës.
Qëllimi i këtyre pyetjeve është të vlerësojnë aftësitë e nxënësit për zbulimin, përzgjedhjen dhe grumbullimin e informacionit, për të kuptuar dhe analizuar tekstin.
Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Letërsisë, Matura 2020