April 26, 2024

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Pranimet e 2019-s: Lista finale e fituesve të raundit të parë shpallet me 1 shtator. Një ditë më pas nis regjistrimi pranë sekretarive të fakulteteve. Gabimet që nuk duhet të bëni gjatë procesit të regjistrimit që të mos humbisni degën që keni fituar 

Shpallja e fituesve në universitete

Maturantët që kanë aplikuar në raundin e parë të pranimeve në universitete tashmë janë në pritje të listës së fituesve. Prej më shumë se një jave në të gjitha institucionet e arsimit të lartë është mbyllur procesi i aplikimit të maturantëve që garojnë për të fituar studimet e larta në strukturat publike dhe private për vitin e ri akademik 2019-2020. Ndërsa përgjatë javës së ardhshme do të zhvillohen edhe testet praktike për degët me konkurs të Universitetit të Arteve, atij të Sporteve, si dhe Fakultetit të Arkitekturës.

Pasi të jenë zhvilluar konkurset, universitetet do të shpallin edhe listat zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të marrë statusin e studentit për raundin e parë të pranimeve në universitete, sipas numrit të kuotave të miratuara për çdo program studimi. Për të orientuar maturantët në lidhje me mundësitë që kanë për të fituar studimet e larta në degën e përzgjedhur, në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën me pikët e fituesve të fundit të pranuar në çdo program universitar përgjatë garës së zhvilluar një vit më parë, së bashku me mesataret përkatëse. Sipas kalendarit të miratuar më herët nga strukturat e arsimit, shpallja e fituesve në çdo degë do të bëhet në datën 30 gusht. Maturantët do kenë në dispozicion një ditë për të bërë ankimimin nëse janë të pakënaqur me renditjen dhe më pas do të shpallet lista finale, me të përzgjedhurit të cilët duhet të paraqiten për të bërë regjistrimin përkatës në degën e përzgjedhur.


 

Untitled design (3)
Rregjistrohuni tani për vitin akademik 2019-2020.

 


Në datat 2 deri 15 shtator (7 faza 48-orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11; 12-13 dhe 14-15 shtator), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të universiteteve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Kështu çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Për programet e studimit me kuota të paplotësuara, të cilat nuk kanë më aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues gjatë fazave të mëparshme, të cilët nuk rezultojnë të jenë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi. Ndërsa procesi i çregjistrimeve për fituesit që duan të ndryshojnë degën e studimit do të bëhet në datën 16 shtator. Maturantët që deri në këtë datë nuk kanë arritur të sigurojnë dot një degë do mund të aplikojnë sërish në raundin e dytë. Për studimet e larta të raundit të dytë do të zhvillohet në datat 19 deri në 21 shtator. Sërish maturantët do të aplikojnë online duke plotësuar formularin A3 me dhjetë preferenca të reja studimi.

Konkretisht në këtë raund mund të aplikojnë maturantët dhe kandidatët që nuk arritën të siguronin dot një të drejtë studimi përgjatë raundit të parë. Në raundin e dytë mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që nuk fituan dot në raundin e parë, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online të raundit të parë dhe nuk janë shpallur fitues, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe kandidatët që janë çregjistruar në përfundim të raundit të parë me qëllim ndryshimin e degës së studimit duke hyrë sërish në garë me dhjetë preferenca të reja.

Fituesit e këtij raundi do të shpallen në datën 27 shtator. Ndërkohë që procesi i regjistrimeve do të zhvillohet me 5 faza 48-orëshe ndërmjet datave 30 shtator deri në 9 tetor. Edhe në këtë raund do të ketë proces çregjistrimesh. Në këto kushte të gjithë kandidatët që duan të ndërrojnë degën e studimit duhet që në datën 9 tetor të paraqiten për të kryer procedurat përkatëse të çregjistrimeve.

Somarjo

Për të orientuar maturantët në lidhje me mundësitë që kanë për të fituar studimet e larta në degën e përzgjedhur, në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën me pikët e fituesve të fundit të pranuar në çdo program universitar përgjatë garës së zhvilluar një vit më parë, së bashku me mesataret përkatëse. Sipas kalendarit të miratuar më herët nga strukturat e arsimit, shpallja e fituesve në çdo degë do të bëhet në datën 30 gusht. Maturantët do kenë në dispozicion një ditë për të bërë ankimimin nëse janë të pakënaqur me renditjen dhe më pas do të shpallet lista finale, me të përzgjedhurit të cilët duhet të paraqiten për të bërë regjistrimin përkatës në degën e përzgjedhur.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading