
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Nis aplikimi me formularin A1Z nga sot deri më 23 gusht. Aplikojnë të gjithë ata që kanë përfunduar Maturën Shtetërore para vitit 2019. Mundësi edhe për gjimnazistët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit
Të gjithë maturantët të cilët kanë përfunduar Maturën Shtetërore para vitit 2019 dhe që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta për vitin e ri akademik 2019-2020, kanë tre ditë kohë të plotësojnë formularin A1Z. Pra, duke nisur prej ditës së sotme deri më 23 gusht, aplikantët duhet të plotësojnë këtë formular, duke pasur kështu mundësinë e nisjes së garës për në universitetet. Nëpërmjet një udhëzimi nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), mësohet se ashtu si plotësimi i formularit A1 edhe A1Z do të bëhet në rrugë elektronike. “Plotësimi i Formularit A1Z fillon në Portalin Qeveritar e-albania, dhe përfundon në shkollë në portalin e Maturës”, sqaron udhëzimi.
Plotësimi
Kush e plotëson formularin A1Z? Janë tre grupe maturantësh të cilët kanë të drejtë të aplikojnë online në formularin A1Z. Pra, formulari A1Z mund të plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2019 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të Maturës Shtetërore. Të drejtën e plotësimin të këtij formulari e gëzojnë edhe kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit dhe që kanë kryer njehsimin e diplomës në komisionin përkatës në QSHA, dhe që rezultojnë se kanë detyrim për të dhëne një, ose disa provime të Maturës Shtetërore. Formularin e plotësojnë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2019, por që dëshirojnë të vazhdojë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Dokumentet
Për të plotësuar formularin A1Z secili kandidat duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi i këtij formulari një vërtetim të lëshuar nga shkolla, në të cilën deklarohet se kandidati ka përfunduar gjimnazin dhe ka marrë me sukses të gjithë provimet e maturës. “Të dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku behet aplikimi. Për plotësimin e saktë të kërkesave të këtij grupimi, kandidati/kandidatja dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të saktë dhe te plotë për rubrikat përkatëse”, sqaron mes të tjerash udhëzimi. Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati, si dhe provimin me zgjedhje që dëshiron të mbartë dhe vlerësimin e shkallëzuar të tij. Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në QSHA, 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve.
Të dhënat personale
Një tjetër pikë në plotësimin e këtij formulari janë edhe të dhënat personale. Në këtë mënyrë, tek pika 1 e formularit A1Z, (numri personal i letërnjoftimit (ID)), kandidati/kandidatja shënon numrin e tij personal qe ka ne dokumentin e identifikimit. “Ky informacion është i detyrueshëm dhe pa plotësuar atë nuk mund të vijohet me aplikimin. Për të dhënat në pikat 2-5 të formularit A1Z, pas plotësimit nga kandidati/kandidatja, sistemi bën verifikimin e tyre dhe nuk lejon të vazhdohet aplikimi, nëse ka pasaktësi”, nënvizon udhëzimi. Më tej thuhet se kandidati/kandidatja shënon në fushat përkatëse adresën e email-it dhe numrin e telefonit, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të Maturës Shtetërore 2019, me qëllim që kandidati të marrë informacion për faza të ndryshme të procesit.
Provimet
Kandidatët e viteve të shkuara që rikthehen në garë për studimet e larta nuk janë të detyruar që të japin provime të detyruara në rastin kur gjatë viteve të shkuara kanë rezultuar kalues në to. Kjo gjë konfirmohet gjatë plotësimit të formularit A1Z ku shënohen edhe tre lëndët e detyruara, përbri të cilave plotësohet nota e përshkallëzuar që kandidati ka fituar, ose që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, si lëndë D1, D2, apo D3. Sa i takon provimit të detyruara të gjuhës së huaj në udhëzuesin e plotësimit të formularit A1Z bëhet e ditur se kandidatët e maturave të para 2014 nuk kanë detyrim për të dhënë provimin D3. Gjatë plotësimit të formularit ky kandidat i maturës para 2014, zgjedh emërtimin “Nuk zgjedh” në fund të listës së lëndëve të gjuhëve të huaja. Kandidatët e Maturës Shtetërore 2014-2018, nuk lejohen të zgjedhin opsionin “Nuk Zgjedh “. Ata duhet të zgjedhin detyrimisht lëndën e gjuhës së huaj që do të japin provim, ose të deklarojnë lëndën e gjuhës së huaj dhe notën e shkallëzuar të saj, në rast se e kanë shlyer këtë provim. Në këtë udhëzim thuhet se për të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollat e mesme profesionale, duhet të mbartë lëndën e Teorisë Profesionale të integruar, nëse e ka dhënë dhe ka rezultuar kaluese. Nëse nuk e ka dhënë, ose ka rezultuar jo kalues duhet të rijapë një lëndë të Teorisë Profesionale të integruar, nga lista e lëndëve të miratuara për këtë vit. Nëse lënda me zgjedhje e mbartur është dhënë disa herë provim, do të mbartet nota e marrë në vitin e fundit.
Formulari A1Z
Formulari A1Z, u kërkon kandidatëve edhe të dhënat shkollore, se ku kanë përfunduar studimet aplikantët. Referuar udhëzimit thuhet se të dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku behet aplikimi.” Për plotësimin e saktë të kërkesave të këtij grupimi, kandidati/kandidatja dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të sakte dhe të plotë për rubrikat përkatëse. Plotësohen nga kandidati (emri i qytetit/fshatit), kandidati/kandidatja shënon emrin e qytetit/fshatit, ku ndodhet shkolla, ku ai/ajo ka studiuar. – Tek pika 9 e formularit A1Z: (emri i shkollës ku ka studiuar), kandidati/kandidatja shënon emrin e shkollës, ku ai/ajo ka përfunduar studimet.
Mbartja e lëndëve me detyrim dhe zgjedhje
Kandidati zgjedh nga lista lëndën me zgjedhje që do të mbartë dhe shënon vitin kur e ka dhënë dhe notën e shkallëzuar që e ka fituar, që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, për këtë lëndë. Kandidati që në maturat shtetërore 2012-2018 ka dhenë 2 lënde me zgjedhje dhe është shpallur kalues në njërën prej tyre do ta mbartë atë. Kandidati që në maturën shtetërore 2012 ka dhëne 3 lëndë me zgjedhje dhe është shpallur kalues në dy prej tyre mund të mbartë vetëm njërën lëndë përzgjedhja e të cilës bëhet sipas dëshirës. Ndërsa kur ka qenë kalues vetëm në njërën nga lëndët me zgjedhje të kësaj mature, nuk mund ta mbartë atë. Në këto raste kandidati duhet që të rijapë një lëndë me zgjedhje, nga lista e lendeve të miratuara për maturën e këtij viti. Kandidati i lind e drejta të zgjedh nga lista lëndën me zgjedhje Z që do të mbartë dhe shënon vitin kur e ka dhe si dhe notën e shkallëzuar që e ka fituar, që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, për këtë lëndë. Për kandidatët që në maturat shtetërore 2012-2018 ka dhënë dy lëndë me zgjedhje dhe janë shpallur kalues në njërën prej tyre do ta mbartet vetëm ajo që nuk kanë kaluar, referuar udhëzimi të ndryshuara Nr. 3, date 14.02.2018. “Kandidati/kandidatja, që në maturën shtetërore 2012 ka dhënë 3(tre) lëndë me zgjedhje dhe: Është shpallur kalues në dy prej tyre do të mbarte njërën prej tyre (sipas dëshirës). (Udhëzimi Nr. 3 (pika 6, germa b), date 14.02.2018, i ndryshuar). – Është shpallur kalues në njërën prej tyre nuk mund ta mbartë atë. Ai/ajo duhet të rijapë një lende me zgjedhje, nga lista e lendeve me zgjedhje”, sqaron udhëzimin.
Lëndët me zgjedhje
Kandidatët që kanë mbartur nga matura e viteve 2006-2018 një lëndë me zgjedhje, nuk do të japin provim me zgjedhje. “Kandidati/kandidatja, që ka marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011, dhe dëshiron të aplikojnë për studime në institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) por nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje, nga matura e viteve 2006-2018, nuk janë të detyruar të japin lëndë me zgjedhje, kanë të drejtë të japin një provim me zgjedhje, kur e kanë të nevojshme për të plotësuar kriteret e pranimit të përcaktuar nga institucionet e Arsimit te Lartë (IAL), referuar këtu rregullores për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2019”. Ndërkohë për kandidatët, që nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje nga maturat e viteve 2012-2018, duhet të zgjedh për të dhënë provim një lëndë me zgjedhje, nga lista e lendeve me zgjedhje, në përputhje me Udhëzimin Nr. 3, date 14.02.2018, “Per organizmin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të MSH 2019”, i ndryshuar dhe Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të MSH Profesionale 2019. Edhe për lëndët me zgjedhje kandidati i cili ka mbaruar në shkollat e arsimit profesional, i cili nuk ka të mbartur lëndë të Teorisë Profesionale të Integruar, duhet të zgjedhë nga lista e grupit të tret “Teori Profesionale të Integruar” lëndën që i përket indeksit të profilit apo degës që ka kryer në shkollën e mesme.