
Bëjeni Share që të informoni shokët:
24 mijë maturantë mbyllën aplikimet për në Universitet dhe fituesit do të shpallen në datën 1 shtator. Menjëherë pas rezultateve do të nisë regjistrimi, në datën 2 shtator, pranë Universiteteve përkatëse.
“Aplikimet kanë mbaruar. Kanë pasur një periudhë 6 ditore që ka qenë në dispozicion të maturantëve për të aplikuar. Ka qenë një numër i mirë maturantësh që kanë shprehur dëshirën për të aplikuar në Universitet, rreth 24 mijë të tillë. Nga të cilët 96 % e tyre plotësuan formularin A2 dhe janë pjesë e procesit. Më 25 Gusht do të fillojë shkarkimi i të gjitha të dhënave të studentëve nga Universitetet provate dhe publike që nuk kanë pasur konkurse. Universitete do të kenë kohë 6 ditë për të përpunuar të dhënat dhe për të nxjerrë renditjen. Me përfundimin e procesit të llogaritjes së rezultateve dhe nxjerrjes së renditjes përfundimtare për çdo program studimi, ringarkohen në sistem dhe të dhënat do të jenë publike më 1 shtator. Vetëm nëpëmrjet ID-s, maturanti mund të futet në sistem do të shikojë ku ka fituar”,tha Arjan Xhelaj drejtori i RASH (Rrjetit Akademik Shqiptar).