April 26, 2024

Nën pushtetin e COVID-it të gjithë, nxënës, mësues, prindër apo punonjës të tjerë do të duhet të qëndrojnë me maskë e në distancë në ambientet e shkollës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Ditën e nesërme të gjithë nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës por në një realitet krejt tjetër. Nën pushtetin e COVID-it të gjithë, nxënës, mësues, prindër apo punonjës të tjerë do të duhet të qëndrojnë nëpër klasa me maskë e në distancë në ambientet e shkollës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ministrja e Arsimit Besa Shahni përmes një postimi ka kujtuar të gjithë nxënësit për rregullat e reja në këtë normalitet të ri që i pret.

“Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një ‘normalitet të ri’, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan Ministrja..

Burimi: Shqiptarja.com

Shpërndaje tek shokët që të informohen

1 thought on “Nesër nis viti i ri shkollor, Ministrja: Nxënësit do të ritakohen me një ‘normalitet të ri’, me maskë e në distancë

  1. Do jete nje vit i veshtire shkollor, por po te kemi pozitivitetin e duhur, do mund te kete arritje. E veshtire per mesuesin, kohe e pa mjaftueshme per nx. por mbi te gjitha duhet te ruhet shendeti. Me shqeteson fakti qe edukimi fizik do jete i cunguar, lenda qe sjell shendet fizik dhe mendor.
    N.q.s njohurite merren edhe ne rruge te tjera me ane te teknologjise ( edhe pse prania fizike e mesuesit nuk mund te zevendesohet kurre), edukimi fizik kerkon angazhim dhe te ushtruar praktik dhe socializim, te cilat nuk realizohen ne keto kushte. Per me teper mesuesit e ed.fizik ju kerkohet te bejne punen e kujdestarit dhe jo te bejne mesimin.
    Sa do ishin dakort nxenesit qe te mos kryhet kjo ore? E sigurt 100 % qe do ta kerkonin te paren, sepse e kuptojne dhe e ndjejne gezimin dhe gjallerine qe ju jep ed.fizik.
    Do i ruhemi covit, por sa % do te rriten semundjet e tjera shendetesore, te cilat i ushqen pasiviteti, mos socializimi, etj.? Shpresoj qe familja te ndihmoje ne te mbajturit aktiv te femijeve mbasdite, ne lojera jashteshkollore.
    Suksese per te gjithe mesuesit dhe nxenesit.
    Stay active and healthy!

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading