Universitetet, zhvendosen listat, nis raundi i dytë

Regjistrimi i studentëve në raundin e dytë të studimeve në universitet publike. 5 faza 48-orëshe për emrat fitues. Mbyllen pa shtesa regjistrimet në Mjekësi e Arkitekturë. Shanset dhe vendet e lira në degët e tjera

Enida Vërça

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Pas publikimit të listës fituese të aplikantëve të raundit të dytë ditën e djeshme, duke filluar nga data 30 shtator deri më 9 tetor, maturantët duhet të kryejnë procesin e regjistrimit në universitet. Raundi i dytë i regjistrimeve do të ndahet në 5 faza 48-orëshe: (30-01: 02-03: 04-05, 06-07 dhe 08-09) dhe maturantët e shpallur fitues, mund ta kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, duke paraqitur dokumentacionin përkatës në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku ata rezultojnë të shpallur fitues, në mënyrë që të ndjekin studimit në sezonin e ri akademik. Më pas në datën 16 tetor, Rrjeti Akademik Shqiptar, (RASH), dërgon në format elektronik dhe hardcopy në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), regjistrimet përfundimtare të këtij raundi. Referuar njoftimit nga dikasteri i ministrisë mësohet se dokumentet e nevojshme që duhet të kenë maturantët në momentin e procesit të regjistrimit janë të njëjta me ato të raundit të parë.  Kështu, maturanti duhet të paraqes: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja. Fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. Maturanti dokumentet mund t’i dorëzojë personalisht, ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana e tij.

Çregjistrimi

Të gjithë ata maturantë, të cilët për arsye të ndryshme, nuk dëshirojnë të vazhdojnë studimet në degën e përzgjedhur, në raundin e dytë, kanë të drejtën e çregjistrimit vetëm në datën 10 tetor. Pas procesit të regjistrimit të programit të studimit, ata mund të çregjistrojnë programin në datën e përcaktuar me herët në Ministria e Arsimit. Sekretaritë mësimore, pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë RASH-it, brenda datës 11 tetor 2019 -listën e aplikantëve të çregjistruar. Pas këtij procesi, është Rrjeti Akademik i cili bën të mundur çregjistrimin e çdo aplikanti, duke i hapur rrugën e regjistrimit në rundin e tret dhe të fundit.

Ankimimi

Ashtu si në raundin e parë, edhe në të dytin, maturantët kanë të drejtë të ankimojnë rezultatet. Kështu pas datave 23 deri më 26 shtator, ku ata mund të shikojnë në faqen e internetit të IAL-ve ose të paraqitet në sekretaritë mësimore të fakulteteve për të parë renditjen e listës së fituesve, pas këtij procesi ata mund ë ankimojnë. Aplikantëve është menduar t’u lihet një hapësirë një ditore për të ankimuar rezultatet në IAL dhe është pikërisht dita e sotme, 27 shtator. IAL, pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, përcjellin zyrtarisht në RASH, në datat 28 – 29 shtator 2019, vendimet lidhur me ankimimet e aplikantëve, si dhe i pasqyrojnë këto vendime, në format elektronik, brenda po kësaj date, në portalin U-Albania. Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata duhet të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, vetëm më datë 10 tetor 2019.

uNIVERSITETI QIRIAZI (3).png

Raundi i tretë

Raundi i tret përmbyll edhe fazën e regjistrimeve për vitin e ri akademik 2019-2020. Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

15 mijë maturantë

Rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar në raundin e parë, për të vazhduar studimet e larta në universitet publike në vend. Mjekësia e Përgjithshme dhe Arkitektura kanë qenë degët të cilat u plotësuan të parat nga maturantët. Ndërkohë sipas Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), degët si Mjekësia e Përgjithshme, Mamia, apo Arkitektura, nuk do të kenë kuota boshe për raundin e dytë të regjistrimeve. Po ashtu degë si Stomatologjia, Farmacia dhe Infermieria do të kenë shumë pak vende të lira për maturantët. “Stomatologjia ka vetëm 1 kuotë,  Farmacia 7, Infermieria 2. Regjistrime të mira ka pasur dhe në Universitetin e Tiranës”, u shpreh pak ditë më parë për mediat kreu i RASH, Arjan Xhelaj. RASH thotë se janë ende shumë kuota të mbetura bosh prej raundit të parë të regjistrimeve. Çdo vit kemi pasur 7-8 mijë kuota më shumë sesa maturantë. Por duhet parë se ku janë këto vende bosh. Aplikimet për formularin A3 do të nisin më 19 shtator dhe zgjasin 3 ditë, ndërsa raundi i dytë i regjistrimeve fillon më 30 shtator.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.