
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Në kuadrin e zhvillimit të provimeve të MSH 2019, më poshtë gjeni udhëzuesin për plotësimin e fletëpërgjigjes për pyetjet me zgjedhje (alternativa) si edhe një model të fletë-përgjigjes.
Pyetjet me zgjedhje (alternativa), do të korrigjohen në formë digjitale nga sistemi i ngritur në QSHA.
Në të katër provimet e Maturës Shtetërore 2019, maturantët/kandidatët përveç testit, duhet të plotësojnë dhe një fletë-përgjigje për pyetjet me zgjedhje (alternativa).
Udhëzoni maturantët/kandidatët, të lexojnë me vëmendje udhëzimet e dhëna në fletë-përgjigje, para se ta plotësojnë atë. Fletë-përgjigjet përmbajnë disa udhëzime të përgjithshme për të ndihmuar maturantin/kandidatin në plotësimin e saj.
Maturantët/kandidatët duhet të plotësojnë në fillim testin, pastaj të plotësojnë fletë-përgjigjen për pyetjet me zgjedhje (alternativa).
Pyetjet me alternativa mund të jenë të shpërndara në test (jo njëra pas tjetrës), por numrat e pyetjeve në tabelën e fletë-përgjigjes do të jenë në përputhje me numrin që secila pyetje ka në test.
Udhëzoni maturantin/kandidatin si të veprojë saktë për të mbushur rrathët e tabelës, për secilën pyetje.
Materiali t’u shpërndahet sa më parë shkollave, në mënyrë që nxënësit të familjarizohen me plotësimin e fletë-përgjigjes për pyetjet me zgjedhje (alternativa). Udhëzuesi bashkë me modelin e fletë-përgjigjes, të vendosen në këndin e maturës të çdo shkolle.
Bashkëlidhur një model i fletë-përgjigjes që do të shoqërojë testin në secilin provim.
Shkarkoni modelin e Fletë-Përgjigjes –> Udhezues flete – pergjigje
Bëjeni Share që të informoni shokët:
