Bëjeni Share që të informoni shokët:  share-512

Për herë të parë në Shqipëri, korrigjimi i testeve të maturës i është besuar teknologjisë. Drejtoresha e përgjithshme e politikave në arsim pranë ministrisë, Zamira Gjini në një intervistë për Report Tv ka prezantuar ndryshimet që do të pësojë ky proces.

Këtë vit, 36 mijë maturantë do t’u nënshtrohen 4 testeve të detyruar, një më pak se matura e kaluar e ndërsa do t’u përgjigjen dhe 20 pyetjeve alternative, këto të fundit të korrigjuara nga një pajisje teknologjike.

@universiteti_qiriazi

Gjithashtu, Gjini ka theksuar se do të krahas ndryshimeve në test, do të ketë edhe masa të shtuara sigurie gjatë kohës kur zhvillohet provimi. Ajo u ka bërë thirrje maturantëve të heqin dorë nga çdo metodë kopjimi, pasi do të ketë penalitete.

“Këtë vit ka një provim me zgjedhje më pak, pra maturantët nuk kanë 5 provime të maturës shtetërore por kanë 4 provime, 3 të detyruara dhe një provim me zgjedhje. Unë gjej rastin këtu t’i bëj thirrje edhe njëherë maturantëve, dhe prindërve të tyre të bëjnë kujdes në ditët e provimit, të mos marrin celularë me vete pasi do të ketë një administrim dhe një kërkesë të lartë për të menaxhuar maturën shtetërore. Ajo që ka ndryshuar sivjet, është edhe mënyra e korrigjimit të testeve të maturës shtetërore, pasi QSHA, do të realizojë për herë të parë, korrigjimin e pyetjeve me alternativa në mënyrë të dixhitalizuar, nëpërmjet skanimit, e cila rrit më shumë sigurinë e korrigjimit të këtyre testeve “, tha për Report Tv Gjini.

Datat kur do të zhvillohen 4 testet e maturës janë 7 qershor, provimi i gjuhës së huaj; 12 qershor provimi i letërsisë dhe gjuhës shqipe;17 qershor provimi i matematikës dhe përfundon me lëndët me zgjedhje të cilat do të zhvillohen në datën 24 qershor.

Bëjeni Share që të informoni shokët:  share-512

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: