April 26, 2024

Të dashur Maturantë, duke ju falenderuar që keni aplikuar të jeni pjesë e Fakultetit të Gjuhëve te Huaja të Universitetit të Tiranës, ju ftojmë të bëni regjistrimin në Degën ku jeni shpallur fitues, në përputhje me afatet ligjore. Gjithashtu, për aplikantët të cilët aktualisht nuk janë fitues, kemi besim se pas fazës së parë të regjistrimeve do të krijohen hapësira nga zhvendosjet në listën paraprake. Nga ana jonë ekziston angazhimi maksimal për të krijuar sa më shumë hapësira, sipas ligjit, për maturantët që kanë kërkuar të ndjekin studimet në Fakultetin e Gjuhëve te Huaja.

DEKANI 

Artur SULA

Shënim: 1. Lista e plotë e studentëve aplikantë në degët përkatëse të fakultetit të Gjuhëve te Huaja gjendet në faqen elektronike të fakultetit: http://www.fgjh.edu.al
2. Ne zbatim të Udhëzimit nr 13, dt 22.07.2016, të MAS, pika 15, ku thuhet ” kandidatët kanë te drejten e ankimimit në IAL, brenda 3 diteve kalendarike, nga dita e shpalljes se rezulateve. IAL detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar në lidhje me ankimimin brenda 2 (dy) ditëve pune, nga data e paraqitjes se ankesave. Në bazë të Udhëzimit të Rektorit nr 22 dt 15.08.2016 ankimimi fillon ne dt 05.09.2016, dhe përfundon ne dt 08.09.2016, ora 12.00. Përgjigjet për ankimimet do të jepen në dt 09.09.2016. ora 13:00-15:00, pranë departamenteve
3. Mbështetur në udhëzimin e sipërpërmendur të MAS, pika 17, listat përfundimtare të kandidatëve fitues të identifikuara me ID e kandidatit shpallen brenda dt 11.09.2016 në faqen elektronike zyrtare të fakultetit dhe në ambjentet e brendshme te fakultetit.
4. Regjistrimi bëhet nga dt 13-20 shtator 2016, pranë sekretarisë mësimore të fakultetit.
5. Kandidatët lejohen të regjistrohen vetëm në një nga programet e studimit ku është fitues.
Aplikantëve që në fazën e parë nuk janë shpallur fitues, urojmë të përmbushin zgjedhjen e tyre në fazën e dytë.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading