December 1, 2023

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Nisin regjistrimet në universitet në 7 faza 48-orëshe. Si do të ndryshojnë listat e fituesve për maturantët që nuk janë shpallur fitues në një program studimi. Procesi i çregjistrimit dhe aplikimi në raundin e dytë

2 shtatori shënoi nisjen e fazës së parë të regjistrimeve në universitetet publike. Regjistrimet do të vazhdojnë edhe këtë të martë, për të gjithë maturantët të cilët janë shpallur fitues të degëve përkatëse. Ditën e djeshme fluksi ka qenë mjaft i lartë, kryesisht në universitetin Mjekësor të Tiranës, ku si fillim regjistrimi ka nisur me studentët e ekslenecës. Në programin e studimit të Mjekësisë së Përgjithshme 1/3 e kuotave janë plotësuar vetëm me këtë fazë aplikimesh. Ndërkohë mësohet se në total, numërohen mbi 2 mijë maturant të regjistruar për fazën e parë të aplikimeve deri dje. Procesi i regjistrimit do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe, pra renditja e listave fituesve të maturantëve do ndryshojë 7 herë. E gjithë kjo do të ndodhë në varësi të kuotave që do të mbeten bosh nga përfundimi i fazave të regjistrimit.

Kjo i jep shpresë maturantëve të cilët gjenden poshtë vijës së kuqe të kualifikimit për të nisur regjistrimin. Kështu, në momentin që maturanti vendos të regjistrohet në një nga degët ku ai është shpallur fitues, automatikisht lirohen kuotat e preferencave të tjera ku ai ka përzgjedhur, duke bërë të mundur që të ngjiten sipër vijës së kuqe maturantët të cilët nuk ishin fitues në listat e para. Ata maturantë të cilët nuk do të paraqiten brenda afatit kohor 48 orë, humbasin të drejtën për t’u regjistruar, duke pritur kështu raundin e dytë të aplikimeve. “Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën e përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA-së dhe RASH-it, për çdo vit akademik”, sqaroi më herët udhëzimi i MASR-së.

 

Në SCCAlbania ne kemi specialistët e duhur për përgatitje në Mininaturë, Maturë dhe Universitet!
📚📖👩‍💻👨‍💻
Eja dhe mëso më tepër mbi programin dhe specialistët tanë!
Kontakt: 0692744472
Mail: sccalbania@gmail.com

Ndryshimet

Ndryshimi i listës fituese, gjendet online në portalin “U-albania”. Si fillim maturantët hapin faqen dhe më pas klikojnë në butonin “këndi i maturantit”, ku më pas do t’u kërkohet të vendosin numrin tuaj të identifikimit dhe më pas klikoni “afisho”.  Pasi të keni shtypur këtë buton do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë raundit të parë. Secila prej preferencave do të jetë e shënjuar me një ngjyrë të caktuar, e cila tregon mundësitë që keni për të qenë fitues, ose jo. Nëse preferenca juaj është e shënuar me ngjyrë të gjelbër, do të thotë që ju jeni përzgjedhur për këtë program studim, duke iu lindur e drejta të regjistroheni. Nëse me ngjyrë të gjelbër shfaqet më shumë se një program studimi, ju do të përzgjidhni preferencën tuaj brenda afatit kohor të përcaktuar nga Ministria e Arsimit më herët, që është 48 orë.

Nëse nuk bëni përzgjedhjen, ju e humbisni një nga këto programe studimi. Kështu, ju duhet të vendosini se në cilën prej tyre doni të ndiqni studimet e larta dhe brenda 48-orëve duhet të paraqiteni për të regjistrimin si fitues. Në këtë dritare do të jenë të shfaqur edhe preferencat që janë të listuara me ngjyrë të kuqe. Kjo tregon se ju nuk keni arritur te jeni fitues në këtë program studimi, por nga procesi i regjistrimeve, si dhe kuotat e mundshme të pranimit mund të ndodhë që të lirohen vende të cilat mund të krijojnë një shans për të qenë ju fitues. Për këtë arsye, duhet që të mbani në vëzhgim  herë ndryshimin e listës pas mbylljes së secilës fazë të regjistrimit të raundit të parë.  Një tjetër ngjyrë e cila do të të ketë mbuluar preferencën tuaj, do të mund të jetë edhe ngjyra e verdhë. Kjo tregon se ju jeni fitues, por procesin e regjistrimit mund ta kryeni vetëm në raundin pasardhës. E fundit ngjyrë, e cila do të mbulojë preferencat tuaja, është gri, e cila tregon se nuk keni arritur të fitoni këtë program studimi, që ju keni zgjedhur.

Procesi i çregjistrimit

Të gjithë ata maturantë të cilët nuk e pëlqejnë programin e studimit në të cilin janë shpallur fitues në raundin e parë, mund të kryejnë procesin e çregjistrimit, ku është përcaktuar data 16 shtator. Shanset për të fituar një tjetër degë mund të ndodhin vetëm nëse kryhet ky proces, në të kundërtën ata do të mbeten student të programit të parë, ose nëse nuk regjistrohen e humbasin këtë të drejtë.  Në këtë mënyrë çdo kandidat duhet të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Më pas duhet të plotësoni sërish formularin A2 në raundin e 2-të, për të hyrë në garë për studimet e larta në një tjetër degë të preferuar. ” Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania nga sekretaria mësimore e fakultetit. Sekretaritë mësimore, në përfundim të procesit të çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, përcjellin në portalin U-Albania listën e aplikantëve të çregjistruar në format elektronik, brenda datës së përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA-së dhe RASH-it”, thuhet në udhëzim.

Dokumentet

Për regjistrimin e programit të studimit në një nga universitet publike (mund ti dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet një dokumentacioni tillë: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja. Fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. Deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni. Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit. Nëse nuk regjistroheni brenda afateve humbisni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë.

Aplikimet

Raundi i dytë i aplikimeve në universitet do të nisë në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Sa i takon procedurave të aplikimit, si fillim ata duhet të çregjistrohen nga raundi i parë dhe të kryejnë pagesën. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U- Albania.

Nëpërmjet një udhëzimi, ministria sqaron se maturantët kanë edhe të drejtën e animimit të rezultateve pas fazës së palikimve në tre raundet. Për raundin e parë, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata duhet të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, në datën 16 shtator 2019. Në raundin e dytë, bëhet me dije se në datat 23- 26 shtator 2019 çdo aplikant duhet të shikojë në faqen e internetit të IAL-ve ose të paraqitet në sekretaritë mësimore të fakulteteve për të parë renditjen e listës së fituesve. Bazuar në urdhrin e nxjerrë, aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL, në datën 27 shtator 2019. IAL, pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, përcjellin zyrtarisht në RASH, në datat 28 – 29 shtator 2019, vendimet lidhur me ankimimet e aplikantëve, si dhe 1 pasqyrojnë këto vendime, në format elektronik, brenda po kësaj date, në portalin U-Albania.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

 

 

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d bloggers like this: