April 26, 2024

GJERGJ ELEZ ALIA

1. Toni me të cilin Balozi i drejtohet Gjergjit në vargjet e mëposhtme shpreh: 1 pikë
A prej vorrit Gjergj, ti konke çue?
Pse me m’qitë, bre burrë, në kët fushë t’mejdanit?
A) ironi;
B) nervozizëm;
C) keqardhje;
D) seriozitet.
2. Në vargun: “Pse me m’qitë, bre burrë, në kët fushë t’mejdanit?”, shprehja fush t’mejdanit ka kuptimin:
A) sheshi i fshatit;
B) sheshi i luftimit;
C) luginë mes malesh;
D) zona në kufi mes dy vendeve.
1 pikë
3. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur figura e hiperbolës? 1 pikë
A) në dy gjunjt’ gjoku Gjergjit te i ka ra
B) zhag për kambësh trupin e ka ngrehun
C) sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë
D) a’trandë fusha kur u rrzue Balozi
4. Në krijimtarinë popullore merr kuptim simbolik: 1 pikë
A) ndeshja e burrave me topuz.
B) përdorimi i numrit nëntë.
C) vajtimi i trimit të rënë nga shokët e tij.
D) martirizimi i motrës për vëllanë.
5. Folja është përdorur në mënyrën dëshirore në vargun: 1 pikë
A) falë u kofshin sarajet e mija
B) të lumtë goja, Baloz
C) kurrkund s’ndesha n’Gjergj Elez Ali
D) po ndigjoni, more shokt’e mij
6. Kjo këngë është shkruar me varg: 1 pikë
A) 9- rrokësh;
B) 10- rrokësh;
C) 11- rrokësh;
D) 12 –rrokësh.
7. Në amanetin që Gjergji u lë shokëve të tij në prag të vdekjes shqetësohet për: 1 pikë
A) ruajtjen e shtëpisë nga shkatërrimi.
B) mirëqenien e tyre.
C) nderin dhe mirëqenien e motrës.
D) vazhdimësinë e veprës së vet.
8. Cila është arsyeja që Gjergji dhe Balozi debatojnë me njëri-tjetrin përpara dyluftimit? 1 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
9. Ç’lloj fjale është për nga ndërtimi fjala motërzeza? Si është formuar ajo? 2 pikë
lloji:_________________________ formimi: _________________________
10. Ç’përfaqëson qyqja në këtë këngë dhe ç’ndjesi përcjell ajo te lexuesi? 2 pikë
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
11.
a) Atmosfera në fund të kësaj kënge ngrihet mbi një kontrast të fortë. Cili është ai? 1 pikë
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
b) Cilat janë të paktën tri detajet që shfrytëzon rapsodi popullor në funksion të këtij qëllimi?
Ç’efekt shprehësie krijojnë ato? 4 pikë
detajet: ________________________________________________________________________________
efekti i shprehësisë: ______________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
12. Zbuloni në fragment dy momente zakonore shqiptare të nderimit që i bëhen të vdekurit. 2 pikë
____________________________________
____________________________________
13. Ç’efekt tingullor përftohet në vargjet e fundit të këngës? Cili është mjeti stilistik që e krijon atë? 2 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
14. Në këtë këngë vërejmë elemente të ekzistencës së kulteve të caktuara, që paraqesin veçori të vjetra etnopsikologjike të popullit tonë. Gjeni dy kulte të tilla, duke i ilustruar me shembuj nga vargjet. 2 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading