Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, është e nevojshme që maturantët:

  • të rifreskojnë njohuritë që lidhen me tekstet joletrare, duke u fokusuar më shumë në ato përshkruese dhe argumentuese, për shkak të peshës që zënë në Programin Orientues të Maturës Shtetërore 2020. Gjatë përsëritjes, ata duhet të përforcojnë njohuritë që lidhen me analizat e tekstit joletrar nga pikëpamja e: përmbajtjes ideore, strukturës dhe teknikave të shkrimit dhe  aspektit gjuhësor;
  • të përpiqen të shkruajnë në mënyrë të pavarur 4 ese në javë, me tema esesh që paraqiten në rubrikat: të shkruajmë, në tekstet me të cilat punojnë maturantët në shkollat e tyre;
  • të rifreskojnë njohuritë që lidhen me tekstin letrar sipas planifikimit të mëposhtëm:
    – për autorët si: Homeri, Eskili, Aligeri, Shekspir, Gëte, Hygo, De Rada, Balzak (të cilët janë studiuar gjatë viteve të shkollimit), mund të realizohet përsëritja e plotë e tyre;
    – për autorët si: Kamy, Migjeni, Poradeci, Agolli, Kadare, Shkreli. Maturantët është mirë të përsëritin njohuritë që lidhen me autorët që kanë studiuar deri tani në shkollë;
    – të ushtrohen me modele testesh dhe esesh të viteve të kaluara.

Ndalohet kopjimi apo postimi i materialeve tona në faqet e tjera pa përmendur burimin, ose do tju bëhet report !


 

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: