Me shaqjen e rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë, qeveria vendosi mbylljen e institucioneve arsimore për dy javë deri më 23 mars, më pas me shtimin e rasteve afati u shty deri më 3 prill, ndërkohë që nga 1 prilli Ministria e Shëndetësisë vendosi që mbyllja e të gjithë institucioneve publike dhe private të shtyhej deri në një kohë të pacaktuar.

Tani kur ka nisur lehtësimi gradual i masave kundër koronavirusit, ende nuk ka një ide të qartë se çfarë do ndodhë me shkollat, teksa deri më sot është përdorur si zgjidhje mësimi online. Ministrja e Arsimit Besa Shahini në daljet e saj publike ka deklaruar se viti shkollor nuk do pezullohet dhe se strukturat arsimore kanë dy opsione për mbylljen e tij, njëri opsion është përllogaritja e notave për pjesën para përhapjes së pandemisë në vendin tonë, ndërsa opsioni tjetër është përmbledhja e vlerësimeve të mëparshme. Po ashtu për maturantët Shahini ka thënë se ekziston opsioni i përsëritjes së vitit pa u penalizuar ose dhënia e provimeve, ku nuk do të jenë temat e trajtuara online.

Sa u përket universiteteve ministrja ka deklaruar se ata janë të pavarur nga Ministria e Arsimit, por ka bërë me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me dekanët e rektorët dhe se nuk do ketë shtyrje më shumë se në korrik. Një ide që po diskutohet së fundit është prania e studentëve gjatë muajve të verës në auditore, për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.

Në një intervistë me Tv Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku u shpreh se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në shtator, për tu rikthyer sërish në tetor për vitin e ri akademik.

“Një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në shtator. Univesitetet po përgatisin planet për rifillim. Universitetet do happen në vijim, mund të happen në maj, qershor. Hapja do jetë e patjetër do jetë e pjesshme dhe mësimdhënia do zhvillohet me kushte me të sigurta sanitare.”

Përsa u përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: