April 19, 2024

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Për herë të parë këtë vit do të këtë një fazë të tretë regjistrimi të maturantëve për në universitet, përmes formularit A4.

“Raundi i tretë dhe i fundit i regjistrimeve me formularin A4 nis sot, në datën 12 tetor, me aplikimin me këtë formular, dhe dhe përfundon në 31 tetor, me mbylljen e regjistrimeve. Momentalisht kemi rreth 800 aplikantë, me formularin A4”, ka thënë Arjan Xhelaj, kreu i RASH.

Edhe në këtë raund do të aplikohet për 10 preferenca. Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar doktor Arjan Xhelaj, parashikohet që të aplikojnë rreth 4000 maturantë.

“Në dy raundet e para janë regjistruar gjithsej mbi 19 mijë e 145 maturantë. Shpresojmë që në total të ketë diku tek 21 mijë maturantë që nisin vitin e ri akademik, po aq sa vjet”, shprehet Arjan Xhelaj.

Viti i ri akademik nis të hënën më 14 tetor. Ndërkohë që nga data 28 deri më 31 tetor, maturantët mund të regjistrohen direkt pranë fakulteteve nëse ka kuota të lira, pra pa qenë nevoja t’i referohen portalit U Albania. Përtej perceptimit, drejtori i RASH-it thotë që ka ende kuota të lira edhe nëpër degët më të kërkuara.

“Kuota të lira të Juridiku ka 9, në Financë, Administrim Biznesi gjithashtu ka kuota. Inxhinieri Informatike, Informatike Ekonomike. Edhe Universiteti Politeknik ka kuota në degët e preferuara. Tek Universiteti i Mjekësisë janë ezauruar, Mjekësia dhe dega Mami, por ka kuota në Infermieri. Në universitetet e rretheve dhe tek ato private ka ende kuota. Me raundin e tretë nuk do të ketë më asnjë maturant që e ka merituar të drejtën e studimit dhe të ngelet jashtë aulave të universiteteve”, ka thënë Xhelaj

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading