Të gjithë duan “Infermierinë”

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Programi i Infermierisë së Përgjithshme ka qenë padyshim më i preferuari për maturantët këtë vit. Këtë e tregojnë të dhënat e regjistrimit sipas të cilave nga 980 kuota që ky program ka pasur në 7 Fakultete të vendit, për raundin e tretë kanë mbetur të lira vetëm 22.

I suksesshëm kjo degë ka qenë edhe në universitetet e rretheve ku në shumë prej tyre si në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës dhe Elbasan janë ezauruar të gjitha vendet. Arsyet lidhen me interesin që shumë shtete evropiane kanë shfaqur për këtë profesion, duke ofruar hapësira në tregun e punës.

Por për raundin e tretë kuota të lira ka në disa prej universiteteve.

“Duke filluar që nga universiteti i Tiranës, ka akoma kuota të lira në fakultetin e Drejtësisë, fakultetin e Ekonomisë, Financë, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Informatike dhe ka kuota të lira akonma tek degët e gjuhëve të huaja. Edhe universiteti i Mjekësisë ka disa programe studimi që ka disa degë të ezauruara.”

Në dy raundet e para janë regjistruar në total afro 19 mijë e 200 studentë të cilët do të nisin vitin akademik më 14 tetor. Të tjerët që ende nuk e kanë siguruar një degë kanë edhe një mundësi përmes plotësimit të formularit A4.

“Procesi i aplikimit në formularin A4 do të vijojë për 3 ditë dhe do të mbyllet për 3 ditë, kurse të hënën në 21 tetor do të fillojë procesi i regjistrimit në raundin e 3. Do ketë vetëm 3 faza regjistrimesh 48 orëshe.”

Degët që kanë një numër të ulët të regjistruarish janë kryesisht ato të edukimit për shkak edhe të mesatares 7.5 të vendosur nga Ministria e Arsimit. Në rrethe janë afro 78 programe studimi dhe 5 Fakultete që rrezikojnë të mbyllen.

/Ora News.tv/

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.