Fakultetet, mesatarja rrezikon mbylljen e 87 degëve të studimit

 

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Analiza e “Qëndresës Qytetare” mbi pranimin në universitete për vitin akademik 2019-2020. 5 fakultete dhe 87 degë në rrethe rrezikojnë të mbyllen. 50% e kuotave mbetën bosh. Shkak, rritja e mesatares dhe cilësia në arsim

Rritja e mesatares në 6.5 dhe 7.5 për degët e mësuesisë, si dhe emigrimi i të rinjve, në mungesë të një arsimi cilësor, për të vazhduar studimet e larta në vend, ka bërë që të rrezikojnë mbylljen 87 degë studimi dhe 5 fakultete në universitet publike. Të dhënat e publikuara ditën e djeshme, nga “Qëndresa Qytetare”, janë shqetësuese teksa tregojnë se 46% e degëve rezultojnë të mbyllura. Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” thotë për “Shekulli”- n se rreziku më i madh i mbylljes së degëve në rrethe, referuar edhe kontakteve me pedagogët, mbetet mesatarja dhe ndryshimi i rregullave të konkurrimit në universitet në muajin e fundit. “Sipas kontakteve tona me profesor të ndryshëm në rrethe, nota mesatare duket se ka qenë problemi kryesor për universitete e rretheve”, shprehet ai. Më tej thotë se mbyllja e degëve ka qenë prezentë edhe vitin që lamë pas, duke bërë përgjegjëse Ministrinë e Arsimit, e cila nuk ka marrë asnjë parandaluese .” Mbyllja e degëve është një fenomen që i ka shoqëruar universitetet e rretheve edhe vitin e kaluar, vitin 2018-2019 pra një vit më parë ne të njëjtën fazë ne vumë alarmin për 45 degë dhe asnjë masë nuk u mor dhe vijmë sot me dyfishim dhe në fjalor futet edhe riziku për fakultete, me këto rritem në vitet në vijim vihet në pikëpyetje dhe ekzistenca e universiteteve në rrethe!”,deklaron më tutje. Sipas tij rinia shqiptare është duke emigruar, pasi nuk gjejnë një arsim cilësor në vend.

UNIVERSITETI WISDOM (1)

Problemet

Referuar të dhënave të raundit të parë të regjistrimeve, sipas Rrjetit Akademik, 50% e kapacitete pritëse në universitet publike dhe ato private, deri më tani rezultojnë të paplotësuar. Një tjetër problem është edhe fakti i ndryshimit të rregullave për të konkurruar në universitet.” Është viti i 13 që rregullat e pranimit në universitete ndryshojnë muajin e fundit”. Po ashtu referuar të dhënave referuar të dhënave të Eurostat ku është mbështetur ky monitorim rezulton se vendi ynë është i vetmi i cili kufizohen nga mesatarja për të hyrë në universitet, përkatësisht 6.5 dhe 7.5 në lëndët e mësuesi në nivel bachelor. Më tej raporti thotë se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë me arsim të lartë në Evropë.

Degët

Degët e preferuara nga maturantët janë ato të cilat mundësojnë emigrimin duke siguruar një kontratë pune të rregullt në Evropë siç është infermieria, ku janë plotësuar të gjitha kuotat. Situata më problematike, paraqitet në rrethe. Në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, rezulton se nga 47 degë studimi, 7 rrezikojnë mbylljen, të tilla janë: Programet e studimit 2-vjeçar “Mekanik Impiante Industriale Bujqësore”, ku interesi është zero. Filozofi-Sociologji, kanë shprehur interes vetëm 4 maturantë. Në degën Histori, Menaxhim Turizmi Arkeologjik, Menaxhim Hoteleri Turizëm, Menaxhim Ndërtimi, interesi ka qenë më pak se 3-4 maturantë, duke rrezikuar mbylljen e këtyre degëve. Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nga 41 degë 18 prej tyre rrezikojnë të mbyllen, përkatësisht janë degë të fakulteti Ekonomik, atij të Shkencave Humane dhe në fakultetin e Shkencave të Edukimit ku interesi i studentëve në drejtimin e këtyre degëve është nga 2 deri në 10 maturantë. Ndërkohë referuar vitit 2018 në këtë fakultet janë mbyllur tashmë degët e gjuhës Frënge, Italiane, Gjuhës Shqipe dhe Rome, si edhe degët Histori dhe Gjuhë Gjermane. Në universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, nga 18 degë, 15 janë drejt mbylljes, po ashtu në rrezik mbyllje janë edhe dy fakultete, ai i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore si dhe Fakulteti Ekonomik. Në fakultetin e Shkencave të Natyrës degët si: Biologji-Kimi; Matematikë-Informatike dhe Informacioni kanë shprehur interesin për regjistrime nga 1 deri në 4 maturantë.

337 studentë më pak

Në universitetin e Korçës “Fan. S. Noli”, nga 32 degë 21 janë drejt mbylljes. Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane, fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë si dhe Fakulteti i Ekonomisë, interesi i maturantëve për t’u regjistruar nis nga 0 në 10 maturantë, të cilët kanë shprehur dëshirën për të nisur studimet në këtë universitet. Në rrezik për t’u mbyllur si fakultet është ai i Bujqësisë, i cili ka pasur një interes gati të papërfillshëm nga të rinjtë për të nisur studimet. Krahasuar me vitin 2018, në këtë universitet referuar raundit të parë të aplikimeve janë 118 student më pak, se vitit që lamë pas. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nga 23 degë studimi, 11 prej tyre rrezikojnë të mbyllen. Të njëjtin fat duket se kanë edhe dy fakultete, ai i Gjuhëve të Huaja si dhe ai i Shkencave Shoqërore, ku interesi i maturantëve nuk e kalon numrin 10-të të regjistrimeve. Në fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe atë të Natyrës, për degët: Mësuesi për Arsimin Fillor, Mësuesi për Arsimin Parashkollor dhe Biologji-Kimi nga 6 deri në 9 maturantë janë regjistruar për të nisur vitin e parë në fakultet. Një tjetër problem shqetësues mbetet edhe ulja e numrit të studentëve, ku krahasuar me vitin 2018, rezultojnë 125 më pak. Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, nga 26 degë 13 rrezikojnë të mbyllen. Të prekur nga rreziku i mbylljes janë: Fakulteti i Ekonomisë, Shkencave Humane si dhe ai Shkencave Teknike, ku numri i maturantëve të regjistruar nuk e kalon 9-ën. Në total janë 94 student më pak të regjistruar.

Rekomandime

Migen Qiraxhi thotë për “Shekulli”-n se politikat që duhet të ndjek Ministria e Arsimit për përmirësimin e situatës dhe uljen e riskut për mbylljen de këtyre degëve është rritja e cilësisë në arsim e cila mund të vijë si pasojë kontrollit antiplagjaturë. “VKM për mesataren 6.5 dhe 7.5 kufizon aksesin e të rinjve për arsim si asnjë vend evropian sa i përket sistemit bachelor, duke i hapur dyert e universiteti ndërkohë duhet të kthej menjëherë vëmendjen tek një VKM e pazbatuar deri më tani për kontrollin antiplagjaturë dhe kontrollin e titujve akademik, e cila do të bëj të mundur rritjen e cilësisë në arsim. Pra, shfuqizim i VKM për mesataren dhe zbatimi i VKM për plagjiaturat garantojnë një përmirësim të qëndrueshëm dhe ndërhyrje të drejtë për situatën pa cenuar të drejtat e qytetarëve dhe duke vendosur meritokracinë në auditorë”, përfundoi ai.

Përgjigjet e pyetësorit: 52% e të studentëve të pakënaqur me universitetet

Ministria e Arsimit ka publikuar disa prej gjetjeve nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS) të zhvilluar në periudhën prill-maj, 2019. Nga gjetjet e publikuara të cilat do të publikohen të dhëna më të detajuara ditën e sotme, rezulton se 52% e të rinjve të pyetur në këtë sondazh janë shprehur se institucionet ku ata studiojnë nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e tyre. Sa i takon stafit akademik 66% e studentëve thonë se personeli është kompletet në shpjegimin e njohurive ndërsa 55% tyre shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme. Sondazhi u zhvillua në kuadër të “Paktit për Universitetin” dhe kishte si qëllim kryesor mbledhjen e opinionit të studentëve mbi 6 çështje kryesore si: organizimi i institucionit; burimet e institucionit; kurrikulat dhe përmbajtja; mësimdhënia dhe mësimnxënia; aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.Sipas njoftimit nga Ministrja Shahini, janë mbi 89 mijë pyetësorë të dërguar ndaj studentëve, ku vërehet se niveli i plotësimit të tyre në nivel kombëtar është 31.2%. Kujtojmë që Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), pas një pune disa-mujore dhe takimeve informuese në çdo Institucion të Arsimit të Lartë (IAL) të vendit ku kontaktoi me mbi 4,200 studentë në 8 qytete, duke filluar me plotësimin e këtij sondazhi në periudhën prill-maj. Nëpërmjet sondazhit, të gjithë studentët në Shqipëri patën mundësinë të shprehin mendimin e tyre në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjes institucionale që i ofrojnë IAL-të. Si pjesë e rëndësishme ku studentët janë përfituesit kryesorë të shërbimit që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë, opinioni i tyre është thelbësor për të hartografuar situatën reale në IAL-të e vendit dhe për të identifikuar hapësirat për ndërhyrje potenciale. Si rrjedhojë, Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS) është një instrument kyç për përçimin e zërit studentor publikut dhe institucioneve politikë-bërëse për të ndërtuar politika të Arsimit të Lartë të bazuara mbi mendimin e studentëve dhe të dhëna të besueshme.

Degët pa kërkesa, ja kush rrezikon mbylljen

Nr. I aplikantëve2018 Numir  i aplikantëve për vitin akademik 2019-2020
Matematike Informatike 67 13
Mami
Shkenca Politike
3
38
37
32
Administrim Biznesi
Gjuhe Angleze
31
37
29
33
Gjuhe Letersi – Anglisht
Teknik Elektrik
57 23
15
Shkenca Kompjuterike
Marredhenie me Publikun
41 69
29
Informatike Praktike (2-vjecare)
Sisteme Informacioni
24
86
10
14
Finance Kontabilitet
Mesuesi per Arsimin Fillor KI. I-VI
14
41
92
34
Psikologji
Gjuhe Gjermane dhe Angleze
45
30
15
15
Asistent Adminiscrativ f2-vjecarl
Menaxhim Turizem Kulturor
16
39
17
11
Fizioterapi
Administrim Publik
5
28
40
42
Menaxhim Marketing
Teknoloqji Automobilash (2-vjecar)
37
8
33
32
Komunikim me Marketing Digjital
Hidroteknike Ujesjelles Kanalizime l2-vjecarl
:7 15
21
Politikat Ekonomike
Menaxhim Transporti Detar/Tokesor f2-vjegarl
54
15
16
27
Mesuesi per Arsimin Parashkollor
Ban. Finance
45 36
19
61
Drejtesi
Multimedia dhe Televizioni Digjital
30
43
210
17
Asistent Ligjor 2-vjecar
Menaxhim Hotel Restorant
20
40
15
20
Menaxhim Dhe Sepecilasit
Specialist Rrjeteshr Kornpjuterike (2-vjecare)
19
23
16
11
Shkenca Ekonomike
Teknolonji Informacioni
38
49
37
51
Infermieri e Pergjithshme
Ndihmes Dentist L2-vjecarl
2
20
108
25
Menaxhim i Bankave  Program Profesional 2-Vjecar ‘Specialist i Sistemeve to Kondicionimit. 20
0
10
0
Program Profesional 2-Vjecar ‘Mekanik Impiante Industriele dhe Bujgesore” 0 0
Filozofi – Sociologii 56 4
Menaxhim Turizem Arkeologjik
Menaxhim i ndermarrjeve to vogla dhe ce mesme
‘g 3
Informatike Anglisht 55 5
Histori  Menaxhim Ndertimi 2-vjeçar Menaxhim Hoteleri Turizem 68
33
23
2
9
7
GJIROKASTËR
Infermieri e pergjithshme 48 42
Arsimi Parashkollor 26
Kontabilitet – Finance 23 20
Biologji -Kimi 4 2
Matematike-Informatike 1
Teknologji Informacioni 7 4
Program Profesional 2-vjeçar 4 7
Program Profesional 2-vjeçar 3 6
Gjuhe -Letersi Shqipe 2 0
Gjuhe Letersi Angleze 4 3
Histori dhe Gjuhe ltaliane 0
Mesuesi per Arsimin Fiillor 2 2
Infermieri Mami 5 3
Administrim —Publik 7 8
Ekonomi Turizem 3 4
Program profesional 2- vjeçar 7 8
Program profesional 2- vjeçar 7 10
Histori gjeografi e mbyllur Matematike fizike e mbyllur
Korçë
Administrim dhe Politika Sociale 46 46
Teknologji Informacioni 18 19
Infermier i Pergjithshem 84 60
Mami 35 29
Finance- Kontabilitet 48 62
Menaxhim 18 25
Program profesional 2- vjecar 15 34
Gjuhe Angleze 31 11
Edukim per foshnjerine dhe femije 19 14
Program profesional 2- vjeçar 12 18
Program profesional 2- vjecar 16 16
Biologji-Kimi 21 7
Filozofi-Sociologji 5 0
Program profesional 2- vjecar 18 7
Matematike- Fizike 12 10
Matematike lnformatike 20 7
Program Profesional 2-vjecar “ 9 7
Agroushqim 7 5
Inxhinieri Agronomike 7 1
Mjekesi e Bimeve 5 0
Agrobiznes 9 4
Program profesional 2- vjecar 8 4
Gjuhe dhe Kulture Frenge 2 2
Gjuhe-Letersi 9 1
Histori – Gjeografi 7 3
Arsimi fillor Klasal- VI 7 5
Arsimi  parashkollor 3 0
Administrim Biznesi ne Marketing 20 8
Adrninistrim Biznesi ne Turize 9 6
Bachelor ne Informatike 12 10
Bachelor ne teknologji 7 3
Ekonomiks 8 5
Vlorë
Inxhinieri Mekanike 27 19
Inxhinieri Elektrike 25 33
Shkenca Kompjuterike 13 12
Infermieri e pergjithshme 181 185
Infermieri Mami 83 90
Drejtesi 118 97
Gjuhe angleze 22 15
Mesuesi per arsimin Parashkollor 10 14
Pedagogji e specializuar 17 13
Finance 84 46
Administrim biznesi 36 32
Ekonomiks 13 15
Ekonomiks 0 12
Marketing 7 4
Kontabilitet 11 9
Histori-Gjeografi 11 5
Gjuhe italiane 2 0
Mesuesi per Arsimin Fillor 11 4
,Gjuhe Shqipe dhe Letersi 15 6
Navigacion 8 4
Biologji 12 7
Kimi 2 0
Matematike 1 8
Informatike 7 5
Teknologji Informacioni 14 7
Inxhinieri Navale
Fizika e mbyIlur ne 2018
10
Burimi: Gazeta Shekulli
Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png
qiriazi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.