Bëjeni Share që të informoni shokët:
Të gjithë ata maturantë të cilët nuk e pëlqejnë programin e studimit në të cilin janë shpallur fitues në raundin e parë, mund të kryejnë procesin e çregjistrimit, ku është përcaktuar data 10 tetor. Shanset për të fituar një tjetër degë mund të ndodhin vetëm nëse kryhet ky proces, në të kundërtën ata do të mbeten student të programit të parë, ose nëse nuk regjistrohen e humbasin këtë të drejtë. Në këtë mënyrë çdo kandidat duhet të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Më pas duhet të plotësoni sërish formularin A2 në raundin e 3-të, për të hyrë në garë për studimet e larta në një tjetër degë të preferuar. ” Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania nga sekretaria mësimore e fakultetit. Sekretaritë mësimore, në përfundim të procesit të çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, përcjellin në portalin U-Albania listën e aplikantëve të çregjistruar në format elektronik, brenda datës së përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA-së dhe RASH-it.

