Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Me mijëra maturantë që kanë mbetur pa u regjistruar në Universitete, kanë ende shanse për të fituar një degë studimi. Sot nisi raundi i dytë i regjistrimeve dhe ka 18 mijë kuota të lira. Gjithësesi disa degë janë plotësuar që në fazën e parë.

Te dega Gjuhë Letërsi është realizuar gati e plotë kuota e parashikuar, pasi janë pranuar 142 në raundin e parë nga 165 që është kuota totale. tek Gjeografia është realizuar në masën mbi 50%. Dekani Sabri Laçi, ngre dhe një shqetësim kur thotë se mesatarja 7.5 e vendosur për programet e mësuesisë ka penalizuar maturantët.

Raundi i dytë i regjistrimeve përbëhet nga 5 faza dhe përfundon më 9 tetor. Degët më të kërkuara si mjekësi, infermieri apo arkitekturë janë plotësuar që në raundin e parë. Ndaj kush priste raundi e dytë duhet të hedhë sytë në një tjetër profil.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: