- Kandidatët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në Bankat e Nivelit të Dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U- Albania.
- Kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund.
- Pagesa kryhet deri më 14 shtator 2023. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 14 shtator 2023, në portalin U-Albania.
Na ndiqni në Instagram: @matura.shteterore. Aty do të gjeni të rejat më të fundit rreth aplikimit dhe regjistrimit Universitar
