-800-0-universitet-3-1024x683-1

PROCEDURAT E APLIKIMIT, RAUNDI I DYTË

Në periudhën 15 – 17 Shtator, kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi, kandidatët, përfshirë edhe kandidatët nga Kosova, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore, por që:

  • a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë;
  • b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;
  • c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;
  • d) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Kandidatët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund. Periudha e kryerjes se pagesës, afati i dorëzimit të mandatit të pagesës, si dhe konfirmimi në portalin U-Albania nga sekretaritë e shkollave, është 29 Gusht – 14 Shtator.

Në datat 18-20 shtator 2023, IAL-të afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së kandidatëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 21 shtator 2023, IAL- të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania.

Na ndiqni në Instagram: @matura.shteterore. Aty do të gjeni të rejat më të fundit rreth aplikimit dhe regjistrimit Universitar

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading