Struktura e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (2)

Struktura e testit

Testi i gjuhës dhe i letërsisë do të ketë tri pjesë.

Pjesa e parë: Tekst/e jo letrar dhe njohuritë e aftësitë gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit.Teksti jo letrar (përshkrues, rrëfyes, informues paraqitës dhe argumentues) do të jetë i panjohur për nxënësit. Njohuritë dhe aftësitë gramatikore, drejtshkrimore e të pikësimit do të integrohen me tekstin jo letrar.
Pjesa e dytë: Tekst/e letrarFragmentet do të jenë nga veprat letrare që janë përcaktuar në programin orientues.
Pjesa e tretë: EseEseja dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit. Tema e esesë mund të lidhet me njërën nga pjesët e mësipërme.

Pesha e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në test

Tabela e mëposhtme paraqet peshën në pikë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në test. Pikët për shkrimin e esesë janë të përbashkëta për të dyja lëndët.

LëndëtPesha
Gjuhë shqipeafërsisht 40 %
Të lexuarit e teksteve të ndryshme (afërsisht 22%)
Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit (afërsisht 18%)
Letërsi bërthamëafërsisht 40 %
Të shkruarit (ese)afërsisht 20 %

Llojet e pyetjeve/ kërkesave të rekomanduara

Pyetjet që mund të përdoren në test janë:
– Pyetje me alternativa.
– Pyetje me përgjigje: E vërtetë/ E rreme; Po/Jo; E saktë/ E gabuar.
– Pyetje me përgjigje të shkurtër ose me plotësim.
– Pyetje subjektive me përgjigje të kufizuar.
– Pyetje subjektive me përgjigje të zgjeruar, ese.
– Etj.
Pyetjet ose kërkesat në test do të jenë të tri niveleve. Tabela e mëposhtme paraqet përqindjen e pikëve në test për secilin nivel.

Niveli bazëNiveli mesatarNiveli i lartë
40%40%20%

Veprat nga ku do të merret fragmenti letrar që do të jetë në provim:

Homeri “Iliada”

Nxënësi vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e 17 mëvonshme, si dhe interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada”.

Eskili “Prometeu i mbërthyer”

Nxënësi interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”, si dhe analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.

Dante Aligeri “Ferri”

Nxënësi interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit, si dhe vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”.

Shekspir “Hamleti”

Nxënësi interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”, si dhe vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore.

Gëte “Fausti”

Nxënësi vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”.

Hygo “Katedralja e Parisit”

Nxënësi vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Katedralja e Parisit”.

De Rada “Këngët e Milosaos”

Nxënësi vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”, si dhe dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës.

N. Frashëri “Lulet e verës”

Nxënësi vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe, dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit, si dhe interpreton, analizon dhe vlerëson poezitë e vëllimit poetik “Lulet e verës”.

Balzak “Xha Gorio”

Nxënësi analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio” dhe identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.

Albert Kamy “I huaji”

Nxënësi formulon idenë e Kamysë për absurdin, analizon raportin: absurd, shpërfillje, shpresë, revoltë, në veprën e Kamysë, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “I huaji”

Lasgush Poradeci “Ylli i zemrës”

Nxënësi analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe, analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit, veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës, si dhe interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”.

Migjeni “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e lira”

Nxënësi vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse, trajtimin e temave tabu, vargu i lirë, etj, portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij. Gjithashtu interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”

Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Nxënësi analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”

Nxënësi veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe, interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”.

Azem Shkreli “Lirikë me shi”

Nxënësi analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe; – përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”.

Lexoni modelin e testit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe – Modeli Letërsi, Matura 2023

Lexoni Programet Orientuese për secilën nga lëndët – Programet Orientuese, Matura 2023

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading