
Procesi i Regjistrimit në Universitete (Raundi 1) – Matura 2020
Në datat 2 deri 15 shtator 2020 (7 faza 48-orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11; 12-13 dhe 14-15), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga momenti kur është shpallur fitues. Nëse nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë fazë. Këto faza zhvillohen deri në plotësimin e kuotave në datën 15 shtator 2020. Nëse ngelen kuota bosh, për to do të konkurohet në fazat në vijim pas raundit të parë.
