
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve me formularët A1Z, për Maturën Shtetërore 2020, në datat 03 deri më 10 Gusht 2020.
Shkarko njoftimin këtu: http://qsha.gov.al/infos/matura_2020/njoftim_a1-a1z.pdf
Ja kush mund të plotësojë formularin A1Z!
“Këtë formular mund ta plotësojnë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2020-s dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Po ashtu mund ta plotësojnë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së dhe rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Plotësimi i formularit mund të bëhet edhe nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2020, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik.
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Po nese jam maturante e dy ose tre viteve me para a mund ta plotesoj serish formularin A1Z ?
Nuk ka data te reja per plotesimin e formularit a1z