April 25, 2024

Nis aplikimi për studimet e larta. Maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që duan të konkurojnë për universitetin, duke nisur nga dita e sotme, e deri në datën 3 gusht, duhet të aplikojnë në portalin online për të plotësuar formularin A2, ku mund të listojnë 10 preferencat me të cilat do të garojnë për kuotat e raundit të parë të pranimeve për vitin e ri akademik 2020-2020.

Aplikimet do të lejohen vetëm për kandidatët që kanë shlyer në kohë pagesën prej 2,000 lekësh të aplikimit, si dhe që plotësojnë kushtin për mesataren minimale të konkurimit që është miratuar nga qeveria për çdo program studimi.

Sikundër ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, edhe për 2020-n, konkurimi për universitetin do të zhvillohet me tre raunde, deri në plotësimin e kuotave të miratuara për çdo program studimi. Sipas kalendarit të shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, për raundin e parë aplikimi për preferencat do të zhvillohet në datat 29 korrik-3 gusht. Krahas datave të aplikimit, janë përcaktuar edhe afatet e regjistrimit të fituesve që do të zbatohen në secilin nga këto raunde pranimesh, të cilin e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Mesatarja që duhet për konkurim

Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, në degët e arteve, apo edhe të sporteve nuk do të aplikohet kriteri i mesatares në konkurim. Fituesit në këto programe do të përzgjidhen kryesisht nga rezultatet e konkurseve praktike që do të zhvillohen përgjatë muajit gusht.

Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5.

Në degët e gjuhëve të huaja do të mund të konkurojnë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që disponojnë një mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7. Po ashtu, edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të gjimnazit jo më të ulët se sa nota 7.5.

Edhe Universiteti i Mjekësisë ka vendosur në lidhje me kriterin e mesatares që duhet për të konkuruar në degët e këtij profili. Konkretisht, për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet notë mbi 7.5, për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8, si dhe për degët siç janë: mjekësia, farmacia, dhe stomatologjia në garë mund të përfshihen vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 dhe më lart.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”.

HAPAT QË DUHET TË NDIQNI PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A2

Aplikimi do kryhet nga portali UALBANIA, duke aksesuar në adresën: www.ualbania.al. Pasi të hapet faqja përkatëse, duhet të klikoni mbi butonin “Aplikimi A2/A3”, ku do të shfaqen tre butona të tjerë që janë: “Maturantë, Mësues dhe Universitet”.

Klikoni mbi butonin “Maturant”, për të hyrë në hapësirën e Maturantit. Pas këtij veprimi duhet që të plotësoni ID-në tuaj të maturës dhe numrin personal të Letërnjoftimit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë), për të kryer identifikimin, teksa do tju hapet edhe faqja me të dhënat tuaja personale.

Faqja përmban 3 seksione: Seksioni i informacioneve personale, Seksioni i faturës dhe Seksioni i aplikimit. Në seksionin e informacioneve personale do shikoni të dhënat tuaja. Në seksionin e faturës, keni shkarkuar faturën për arkëtim, me të cilën keni kryer pagesën pranë Postës Shqiptare ose në bankë. Fatura përmban një kod 6-shifror unik (kodi i aplikimit), me të cilin keni konfirmuar pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, dhe për të përfunduar plotësimin e preferencave.

Në seksionin e aplikimit mund të shikoni statusin e aplikimit tuaj. Statusi i aplikimit mund të jetë në 2 gjendje: 1. Statusi kur nuk keni konfirmuar ende pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, si dhe Statusi që tregon se aplikimi është konfirmuar tregon se ju keni përfunduar me sukses plotësimin e preferencave. Pasi pagesa e faturës tuaj të jetë konfirmuar do ju shfaqet mesazhi “Fatura juaj është konfirmuar” në seksionin e faturës, tashmë ju mund të plotësoni preferencat tuaja, fillimisht duke zgjidhur Universitetin, dhe më pas, programin e studimit. Mund të plotësoni deri në 10 preferenca.

Pasi të keni plotësuar preferencat, klikoni mbi butonin ‘Konfirmo’ 2. Do ju shfaqet modali i konfirmimit, ku duhet të vendosni kodin e aplikimit që gjendet tek kopja juaj e faturës, me të cilën keni kryer konfirmimin. Vendosni kodin e aplikimit në fushën përkatëse, dhe klikoni butonin “Konfirmo”. Në këtë moment, aplikimi juaj është konfirmuar dhe do t’ju shfaqet butoni “Shkarko” për të vijuar me printimin  dhe ruajtjen e aplikimit. Ky hap shënon dhe fundin e aplikimit për pranimet e Raundit të parë.

banner-wisdom

 

  1. KRITERET UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Shkencave Të Natyrës

Programi i studimit Biologji

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës
    shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit
  • Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
  • Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
    Formula e llogaritjes: Pikët totale = MVKM*70 + NBiologji12 * 20 + NKimi 12 * 10

 

Programi i studimit Bioteknologji

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
    maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit
  • Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
  • Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
  • Formula e llogaritjes: Pikët totale = MVKM*70 + NBiologji12 * 20 + NKimi 12 * 10

 

Programet e studimit Kimi, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji
Ushqimore

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
    maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
  • Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
  • Nota mesatare e Biologjisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
  • Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
  • Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
  • Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
  • Formula e llogaritjes:
    Pikët totale = MVKM*50 + MKimi 12 * 10 + MBiologji * 10 + MFizikë * 10 + NKimi 12 * 10 + NFizika12 * 10

 

Programi i studimit Matematikë

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
    maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
  • Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30%
  • Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
  • Formula e llogaritjes: Pikët totale = MVKM*50 + MMatematikaB * 30 + NMatematikaA * 20

Programi i studimit Fizikë

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
    maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
  • Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
  • Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
  • Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%Nota e Fizikës 12 (kurrikul me
  • zgjedhje, viti III) 10%
    Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
  • Formula e llogaritjes:
    Pikët totale = MVKM*50 + MFizikë * 10 + MMatematikëB 10 + MKimi * 10 + NFizika12* 10 + NMatematikaA * 10.

 

Programi i studimit Informatikë

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
    maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
  • Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 %
  • Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5%
  • Nota mesatare e TIK (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
  • Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
  • Formula e llogaritjes:
    Pikët totale = MVKM*50 + MMatematikëB * 15 + MFizikë * 5 + MTIK * 10 + NMatematika 12 * 20

Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
    maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
  • Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30%
  • Nota e provimit të Matematikës në Maturë Shetërore 10%
  • Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 10%

 

  • Shënim: Për programet e studimit Bachelor Informatikë dhe Bachelor Teknologji
    Informacioni dhe Komunikimi, profilet e shkollave të mëposhtme do të kenë koeficient 1: Profilet e shkollave të mesme të tjera do të kenë koeficient 0.8.

 

 

Fakulteti i Shkencave Sociale
Koeficienti i shkollës së mesme

  • Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip-italisht, shqip-gjermanisht
    dhe shqip-frëngjisht kanë koeficientin 1.4
  • Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, shërbimet sociale dhe
    shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes kanë koeficientin 1.2
  • Gjithë shkollat e tjera të kategorive profesionale kanë koeficientin 1

Kriteret e pranimit

 

Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme
Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të MSH
40%
30%
  • Për maturantët që japin provim me zgjedhje lëndët Qytetari, Psikologji ose Filozofi-Sociologji aplikohet koeficienti 1.2Për maturantët që nuk japin një nga këto lëndë në provimet me zgjedhje aplikohet
    koeficienti 1.
  • Nota mesatare aritmetike e gruplëndëve formuese në shkencat sociale përbën 30%. Këto lëndë janë Qytetari dhe Filozofi (kurrikul bërthamë klasa 10 e 11), si dhe Psikologji dhe Sociologji (kurrikul me zgjedhje, klasa 12). Për maturantët që kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ose të dyja, aplikohet koeficienti 1.2. Maturantëve që nuk kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ju llogaritet thjesht mesatarja e lëndëve të zhvilluara nga fusha e shkencave sociale (kurrikul bërthamë, Qytetari dhe Filozofi, klasa 10 dhe e 11).

 

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

  • Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës mesme vlerësohet 80%
  • Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e provimeve të Maturës Shtetërore vlerësohet 20%

 

 

Fakulteti i Drejtësisë

  • Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40% të vlerësimit
  • Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 10% të vlerësimit
  • Lëndët formuese: Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%, Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%, Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%, Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%, Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%, Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%, Matematikë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH) 5%
    Koeficienti i shkollës së mesme
    Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e kanë
    koeficientin 1.2. Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0.

 

 

Fakulteti i Ekonomisë

  • Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës
    shtetërore (mesatare e thjeshtë) përbën 50 % të vlerësimit.
  • Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë
    notat e maturës shtetërore) përbën 50 % të vlerësimit: Matematikë 15%, Ekonomi 15%, Fizikë 10%, Gjuhë e huaj 10%.

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

  • Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe
    notat e Maturës Shtetërore përbën 100% për të gjitha programet e këtij fakulteti.

 

 

  1. UNIVERSITETI I ARTEVE TË TIRANËS
  • Pranimet në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2020-2021,do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuar nga secili prej tre fakulteteve që janë pjesë e këtij universiteti.
  • Kështu, në zbatim të Vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Arteve, pikët maksimale për konkurim janë 200. Sipas skemës së përcaktuar, 30 për qind e totalit ose 60 pikë i takojnë notës mesatare të viteve të studimit të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës shtetërore, ndërsa 70 për qind ose 140 pikë i takojnë rezultateve të konkurseve të pranimit.
  1. Universiteti i Sporteve të Tiranës
  • Dy janë kriteret e pranimit në këtë universitet, konkurset e pranimit që do të zhvillohen në muajin gusht sipas datave të përcaktuara, si dhe pikët e Maturës Shtetërore.
  • Sipas skemës së përcaktuar, pikët e konkursit vlerësohen me 70 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve, ndërsa ato të mesatares së Maturës Shtetërore vlerësohen me 30 për qind të ndikimit në përzgjedhjen e fituesve.

 

  1. KRITERET PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË
  • Mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme 30%. Pesha në përqindje e notës mesatare aritmetike të shkollës së mesme (për të gjitha vitet) është 30 për qind e rezultatit final që do të grumbullojë maturanti në garë.
  • Mesatarja e Maturës shtetërore 40 % të rezultatit final që do të grumbullojë maturanti në konkurim. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.
  • Mesatarja e lëndëve formuese vlerësohet po me 30 për qind të ndikimit në përzgjedhjen e fituesve të rinj. Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme,ku (lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25).

 

  1. KRITERET UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
  • Në programet e këtij institucioni mund të garojnë maturantët dhe kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6.5.
  • Shpallja e fituesve do të bëhet duke ju referuar dy kritereve. Kriteri i parë në masën 70 për qind të notës mesatare të shkollës së mesme, si dhe kriteri i dytë në masën 30 për qind të mesatareve aritmetike të tre lëndëve të përcaktuara si preferenciale për degët e këtij universiteti. Konkretisht, tre lëndët preferenciale të këtij universiteti janë matematika me 50 për qind të ndikimit në pikët që do të grumbullojë maturanti nga kriteri i dytë, fizika me 40 për qind të ndikimit, si dhe kimia me 10 për qind të ndikimit.

 

6.UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

  • Kriteri mbi mesatare VKM * Koeficient Profil 90%. Koeficient i përcaktuar nga UBT
  • Kriteri mbi lëndën prefrenciale 10%

 

  1. KRITERET AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA
  • Pranimet në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor, me kohë të plotë, në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2020-2021, bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore 40 % dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura 60%.
  • Informacioni i detajuar është publikuar në faqen zyrtare web të Ministrisë së Mbrojtjes ëëë.mod.gov.al , për kriteret dhe rregulloret e konkurseve të pranimit për vitin akademik 2020-2021. Për çdo paqartësi mund të drejtoheni në sekretarinë mësimore pranë Akademisë së Forcave të Armatosura. Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë në ciklin e parë të studimeve Bachelor, ofron 1 program studimi: Shkenca Ushtarake.

360grade.al

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading