Plotësimi i Formularit A1z – Matura Shtetërore 2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Formulari A1Z plotësohet nga:

    • Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme para vitit 2020 dhe që ka detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore:
    • Kandidati që ka kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, i cili pasi ka bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, në QSHA, rezulton se ka detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;
    • Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime në MSh 2020, por që dëshiron të vazhdojë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL).

Kandidati për të plotësuar formularin A1Z, duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga KMSH e ZVA, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë dhe rezultatet që ai ka marrë në to. Vërtetimi, vec gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna:

    • Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati
    • Provimin me zgjedhje që dëshiron të mbartë kandidati dhe vlerësimin e shkallëzuar të tij.
    • Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në QSHA, 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve.

 

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Publikohet Formulari A1 dhe A1Z – Matura Shtetërore 2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Si asnjëherë më parë, procesi i Maturës Shtetërore nis që në nëntor, vetëm dy muaj pasi nxënësit nisën vitin e fundit të shkollës së mesme.

APLIKIMI PER PROVIME 

provimet

Shumë pak maturantë janë në dijeni që aplikimet për provimet e maturës kanë pak ditë që kanë nisur. Të paktën kështu thonë afatet e përcaktuara në urdhrin 58 të QSHA-së, që mban datën 11 nëntor, por që është publikuar vetëm një ditë më parë. Procedura e aplikimeve është e njëjtë, nga portali qeveritar në atë të maturës. Afatet e aplikimeve janë ato që afrohen gjithnjë e më shumë, vit pas viti.

“Maturanti/kandidati bën aplikimin online, fillimisht në portalin qeveritar ealbania, në periudhën 15 nëntor-13 dhjetor 2019, dhe më pas në portalin ‘Matura Shtetërore’ 2020, në periudhën 18 nëntor13 dhjetor 2019”. Si gjithnjë, besohet që në fund të këtij afati të ketë edhe pak ditë në dispozicion për maturantë, të cilët për arsye të ndryshme nuk aplikojnë brenda kohës së përcaktuar.

Ndaj, rregullorja lë shteg të hapur edhe për ta. “Aplikimi në portalin ‘Matura Shtetërore 2020’ bëhet edhe sipas afateve të vendosura nga QSHA”.

Çdo gjë do të jetë transparente. Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar dhe të saktësojnë në rast gabimi. Një kopje e zgjedhjes fillestare që kanë bërë do të afishohet në shkollë dhe deri në datën 10 janar mund të bëhen korrigjime të mundshme. Ashtu si aplikimet, e gjithë procedura formale, që nga lista e qendrave për provime e deri te të dhënat e maturantëve, do të mundësohet në kohë rekord, me qëllimin për t’i paraprirë procesit të garës në universitete. Ndërkohë që maturantët testohen, të dhënat e tyre, bashkë me ato të vitit të fundit, do të kalkulohen nga shkollat për t’ia nisur QSHA-së dhe më pas IAL-ve, të cilat do të përzgjedhin më të mirët bazuar mbi to.

FORMULARET 

formulari

Formulari A1 për maturantët aktualë dhe A1Z për ata të viteve të kaluara do të plotësohen në rrugë elektronike dhe vetëm brenda shkollës, me ndihmën e një mbikëqyrësi. Brenda shkrimit është një kopje e dokumentit, në të cilin paraqiten, përveç gjeneraliteteve, të dhënat shkollore dhe të dhënat lëndore, që duhet të plotësohen saktë. Nga këto, një pjesë plotësohen nga maturanti dhe një pjesë nga mbikëqyrësi, që s’është tjetër veçse një person i ngarkuar nga shkolla për të mbajtur përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit.

Maturantët do të duhet të përcaktojnë që në krye të herës armën e tyre të fortë, që do t’i ndihmojë ose jo në garën e mëtejme për në universitet. Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari e Psikologji, Filozofi e Sociologji apo Ekonomi janë tetë alternativat. Por nuk do të jetë vetëm lënda me zgjedhje ajo që përcaktohet në formularin e parë të aplikimeve për në universitet. Përveç saj kërkohet edhe gjuha e huaj, ku maturanti dëshiron të testohet.

Një opsion, nëse synon shkollimin jashtë vendit apo jo, kërkon numrin e saktë të maturantëve, për të cilët QSHAja është e detyruar të prodhojë kartonin e diplomës në kohë, brenda datës 1 korrik, me qëllim që ata të mos humbin shansin e aplikimit. Maturantët duhet të kenë kujdes tani që formulari i aplikimit të printohet dhe të ruajnë një kopje të tij deri në përfundimin e maturës. E-maili dhe numri i telefonit të shënuara në formular doemos duhen të jenë të saktë, pasi janë kanalet e komunikimit për ecurinë e nxënësit deri në fund të Maturës Shtetërore.

Rregullorja e re, telefoni me vete penalizon maturantët në provim

Ministria e Arsimit është më e vendosur se kurrë që këtë vit të mos lejojë që teza të dalë jashtë ambienteve të provimit. Pas disa viteve mosfunksionim të zhurmuesve dhe penaliteteve të shumta, rregullat janë ashpërsuar edhe më shumë. Telefoni, që çdo vit ka fotografuar tezën që në minutat e para të nisjes së provimit, do të jetë penalitet për maturantët. Këtë vit, thjesht marrja e tij me vete i përjashton nga provimi dhe rezultati nuk iu njihet. Kështu, nëse deri vjet e merrnin me vete për ta mbyllur në mjedise të përcaktuara, tashmë as nuk do të lejohet. Përveç kësaj, maturantëve u duhet të mësojnë më tepër për të siguruar më shumë pikë që të marrin një notë kaluese. Për një notë 5 nuk do të mjaftojë vetëm 20% e pikëve totale, por do të nevojiten 25%. Krahas shtrëngimeve për vlerësimin e dijeve në test, nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka lëshuar dorën me rregullat e mosnjohjes së provimit. Prishja e qetësisë në ambientin e provimit nuk do të jetë më kriter për të përjashtuar një maturant nga provimi. E njëjta gjë ndodh dhe me bar-kodin e sekretimit të testit, që nuk do të jetë më arsye për të mos i njohur rezultatin një maturanti.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

“Matura 2019”, si duhen plotësuar formularët A1 dhe A1Z

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Ndryshe nga vitet e shkuara, për 2019-n plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z nga maturantët që do të garojnë për studimet e larta gjatë vitit të ri akademik tashmë ka nisur. Dikasteri i Arsimit, si dhe Qendra e Shërbimeve të Arsimit kanë zbardhur udhëzimet përkatëse se si duhet të veprojnë maturantët e këtij viti shkollor, si dhe ata të maturave të shkuara, për të plotësuar dy formularët për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që do të japin në maturën e 2019. Rezultatet kaluese të këtyre provimeve janë vendimtare për të hyrë në garë për studimet e larta në një nga institucionet e arsimit të lartë publik, apo privat. Zyrtarisht, lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2019 për shkollat e arsimit të mesëm të lartë janë: 3 provime të detyruara, përkatësisht në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara rregullat e plota në lidhje me plotësimin e secilit formular, si dhe listën e lëndëve për provimin me zgjedhje.

Plotësimi i formularit A1

Formulari A1 plotësohet online. Të drejtën e plotësimit të këtij formulari e kanë vetëm maturantët e vitit shkollor 2018-2019. Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar e-albania, dhe përfundon në shkollë në portalin e Maturës. Procesi i plotësimit të formularit A1 në shkollë ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Ky i fundit pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi vendos kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1 në shkollë. Sipas kushteve të përcaktuara në udhëzim, formulari i plotësuar duhet të printohet, si dhe të nënshkruhet nga maturanti dhe mbikëqyrësi, si dhe të vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohet formulari A1. Po sipas udhëzimit, shkolla është e detyruar që të ruajë një kopje të formularëve të printuar deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2019. Numri i lëndëve që do të zgjidhet nga maturantët e këtij viti është vetëm një, dhe jo dy, sikundër ka qenë në maturat e viteve të shkuara. Kandidati përzgjedh nga lista e detajuar në vijim, vetëm një lëndë për ta dhënë si provim me zgjedhje. Përzgjedhja e kësaj lënde bëhet sipas profilit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer. Për shkollat profesionale, Teoria profesionale është e zbërthyer në profile sipas indeksit të shkollave. Maturanti i shkollave profesionale zgjedhjen e lëndës me zgjedhje (që për ta do të konsiderohet provim i detyruar) duhet ta bëjë detyrimisht nga lëndët e listuara në grupin e tretë të specifikuar “Për shkollat e mesme profesionale”.

hap d.png

Plotësimi i formularit A1Z

Tre janë kategoritë e maturantëve që kanë të drejtë të aplikojnë online në formularin A1Z. Konkretisht, bëhet e ditur se formulari A1Z mund të plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2019 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të Maturës Shtetërore. Të drejtën e plotësimin të këtij formulari e gëzojnë edhe kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit dhe që kanë kryer njehsimin e diplomës në komisionin përkatës në QSHA, dhe që rezultojnë se kanë detyrim për të dhëne një, ose disa provime të Maturës Shtetërore. Formularin e plotësojnë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2019, por që dëshirojnë të vazhdojë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë. Për të plotësuar formularin A1Z secili kandidat duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë dhe rezultatet që ka marrë në to. Vërtetimi, veç  gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: “Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati, si dhe provimin me zgjedhje që dëshiron të mbartë dhe vlerësimin e shkallëzuar të tij”. Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në QSHA, 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve.

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Lëndët e detyruara që mbarten

Kandidatët e viteve të shkuara që rikthehen në garë për studimet e larta nuk janë të detyruar që të japin provime të detyruara në rastin kur gjatë viteve të shkuara kanë rezultuar kalues në to. Kjo gjë konfirmohet gjatë plotësimit të formularit A1Z ku shënohen edhe tre lëndët e detyruara, përbri të cilave plotësohet nota e përshkallëzuar që kandidati ka fituar, ose që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, si lëndë D1, D2, apo D3. Sa i takon provimit të detyruara të gjuhës së huaj në udhëzuesin e plotësimit të formularit A1Z bëhet e ditur se kandidatët e maturave të para 2014 nuk kanë detyrim për të dhënë provimin D3. Gjatë plotësimit të formularit ky kandidat i maturës para 2014, zgjedh emërtimin “Nuk zgjedh” në fund të listës së lëndëve të gjuhëve të huaja. Kandidatët e Maturës Shtetërore 2014-2018, nuk lejohen të zgjedhin opsionin “Nuk Zgjedh “. Ata duhet të zgjedhin detyrimisht lëndën e gjuhës së huaj që do të japin provim, ose të deklarojnë lëndën e gjuhës së huaj dhe notën e shkallëzuar të saj, në rast se e kanë shlyer këtë provim.

Mbartja e lëndës me zgjedhje

Kandidati zgjedh nga lista lëndën me zgjedhje që do të mbartë dhe shënon vitin kur e ka dhënë dhe notën e shkallëzuar që e ka fituar, që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, për këtë lëndë. Kandidati që në maturat shtetërore 2012-2018 ka dhenë 2 lënde me zgjedhje dhe është shpallur kalues në njërën prej tyre do ta mbartë atë. Kandidati që në maturën shtetërore 2012 ka dhëne 3 lëndë me zgjedhje dhe është shpallur kalues në dy prej tyre mund të mbartë vetëm njërën lëndë përzgjedhja e të cilës bëhet sipas dëshirës. Ndërsa kur ka qenë kalues vetëm në njërën nga lëndët me zgjedhje të kësaj mature, nuk mund ta mbartë atë. Në këto raste kandidati duhet që të rijapë një lëndë me zgjedhje, nga lista e lendeve të miratuara për maturën e këtij viti.

Mbartja e lëndëve për shkollat profesionale

Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme profesionale duhet të mbartë lëndën e Teorisë Profesionale të integruar, nëse e ka dhënë dhe ka rezultuar kaluese. Nëse nuk e ka dhënë, ose ka rezultuar jo kalues duhet të rijapë një lëndë të Teorisë Profesionale të integruar, nga lista e lëndëve të miratuara për këtë vit. Nëse lënda me zgjedhje e mbartur është dhënë disa herë provim, do të mbartet nota e marrë në vitin e fundit.

Picture2

Kliko mbi banner per ta shkarkuar applikacionin

Rregullat për provimet

Sipas kushteve të përcaktuara, provimet e detyruara dhe provimi me zgjedhje do të fillojnë në orën 10:00. Për plotësimin e testeve maturantët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta. Testet e provimeve të detyruara dhe atij me zgjedhje do të administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Një tjetër ndryshim që do të pasojë maturën e këtij viti është edhe skema e vlerësimit me pikë të secilit provim. Dikasteri i Arsimit ka përcaktuar se testi i secilit provim, qoftë ky i detyruar, apo me zgjedhje do të vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. Institucionet arsimore vendore që janë përgjegjëse për arsimin parauniversitar do të marrin nga shkollat listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor dhe brenda datës 5 qershor duhet që t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik “matura online”, sipas udhëzimit përkatës. Më pas drejtoritë e shkollave duhet të informojnë mbetësit që të mos paraqiten në ditët e përcaktuara për zhvillimin e provimeve. Gjithashtu, është vendosur edhe për grafikun e konsultimeve që mësuesit e secilës lëndë duhet të zhvillojuni me nxënësit e tyre.

Masat ndëshkimore

Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur: “Ndryshon vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit”. Po sipas rregullores maturantit nuk i njihet rezultati nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED, si dhe në rastet kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

Rregullat për maturantët e viteve të shkuara, 4 kushtet për lëndën me zgjedhje

  • Kandidati që mbart nga maturat e viteve 2006-2018 një lëndë me zgjedhje, nuk do të japë provim me zgjedhje.
  • Kandidati që ka marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011, dhe dëshiron të aplikojë për studime në Institucionet e Arsimit të Lartë ,por nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje, nga maturat e viteve 2006-2018, nuk janë të detyruar të japin lëndë me zgjedhje. Ata kanë të drejtë që të japin një provim me zgjedhje, kur e kanë të nevojshme për të plotësuar kriteret e pranimit të përcaktuar nga Institucionet e Arsimit të Lartë.
  • Kandidati që nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje nga maturat e viteve 2012-2018, duhet të zgjedhë për të dhënë provim 1 lëndë me zgjedhje, nga lista e lendeve me zgjedhje, në përputhje me Udhëzimin Nr. 3, date 14.02.2018, “Për organizmin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të MSH 2019”, i ndryshuar dhe Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të MSH Profesionale 2019”.
  • Kandidati i arsimit profesional, që nuk ka mbartur lëndë të Teorisë Profesionale të Integruar, duhet të zgjedhë nga lista e grupit të tretë “Teori Profesionale të Integruar” lëndën që i përket indeksit të profilit/degës që ka kryer në shkollën e mesme.

Provimet e Maturës 2019 do zhvillohen në këto data:

  • Testi i gjuhës së huaj (D3) do të zhvillohet më 7 qershor.
  • Testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë (D1) do të zhvillohet me 12 qershor.
  • Testi i matematikës (D2) do të zhvillohet në datën 17 qershor.
  • Testet e i provimit me zgjedhje do të zhvillohet me 24 qershor.

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Formulari A1 dhe A1z, Matura Shteterore 2019

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Formulari A1 mund të plotësohet online në portalin Matura Shtetërore vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2018-2019. Çka do të thotë se të gjithë nxënësit që janë duke mbaruar studimet e shkollës së mesme, duhet që të plotësojnë këtë formular, ku do të regjistrojnë provimin me zgjedhje që do të japin, krahas tre provimeve të detyruara.

Mund të na ndiqni në faqen tonë të Instagramit: http://instagram.com/matura.shteterore

blue-great-outdoors-instagram-post.png

@matura.shteterore

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Miratohet rregullorja e Maturës 2019, Formulari A1 gati në 20 dhjetor 2018

maturante

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Rregullat dhe afatet që duhet të zbatojnë të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet e vendit. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ministria e arsimit ka lënë më shumë kohë maturantëve për të thelluar njohuritë e tyre në degët ku do të marrin drejtimin, ndërkohë që këtë vit do të jetë vetëm një provim me zgjedhje, nga dy që kanë qenë gjatë viteve të kaluara

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka firmosur vendimin për miratimin e rregullores së Maturës Shtetërore. Ky dokument përcakton afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen për miratimin, publikimin e formularëve si dhe mënyrën e administrim të testeve dhe kryerjes së provimeve të maturës shtetërore. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur maturantët duhet të jepnin 5 provime, këtë vit kanë 4, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje. Sipas rregullores së miratuar së fundmi, por edhe Programeve Orientuese të publikuara një muaj më parë, rezulton se këtë vit maturantët kanë më shumë kohë për t’u përgatitur për dhënien e provimeve.

Rregulloren e plotë e gjeni në linkun më poshtë – https://maturashteterore2016.wordpress.com/matura-shteterore-2019/

Formulari A1

Rregullorja e maturës që gjendet në urdhrin nr 780 të datës 23 nëntor 2018, parashikon edhe afatet për kryerjen e aplikimit dhe plotësimit të formularit, pranë shkollave ku çdo maturant vazhdon shkollën e mesme. Formularët A1 dhe A1Z do të miratohen brenda datës 20 dhjetor 2018, kurse publikimi i tyre do të jetë në datën 24 dhjetor në portalin e MASR-së dhe të QSHA-së. Udhëzuesi për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z nga maturantët do të jetë në portalin qeveritar E-Albania. Maturantët duhet ta bëjnë aplikimin online, fillimisht në portalin E-Albania nga 07-15 janar 2019 dhe më pas në portalin Matura Shtetërore, në datat 16 janar deri në 06 shkurt 2019, sipas kalendarit që do të përcaktohet nga QSHA. Brenda muajit shkurt 2019 do të përfundojnë të gjitha aplikimet, si dhe do të kryhen korrigjimet përkatëse në sistem.

Maturantët e vjetër

Rregullorja e këtij viti, duket se i ka të përcaktuara mirë edhe procedurat se si do të procedohet me individët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2019-ës dhe duan të aplikojnë në universitete. Kandidatët të cilët, në maturat shtetërore të viteve 2011-2018 rezultojnë kalues në një prej provimeve me zgjedhje dhe nuk janë pajisur me diplomën e maturës, duhet të pajisjen me to. Kurse për kandidatët të cilët kanë marrë një dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucionet e arsimit të lartë, u njihen provimet e detyruara dhe me zgjedhje, të njehsuara nga IAVOAP. Këta kandidatë në rastet kur nuk kanë dhënë provime me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin një provim me zgjedhje kur e kanë të nevojshme, për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë. Sa i takon kandidatëve të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk janë të pajisur me diplomë, nuk e japin provimin e gjuhës së huaj si provim të detyruar.

Rregullat e provimit

Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps e stilolaps, vizore, kompas, makinë të thjeshtë llogaritëse.

Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre blu/të zezë. Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidat rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nëse kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë. Maturantët e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen në një mjedis nga QSHA, për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe.

Për maturantët me aftësi të kufizuara, me miratimin e prindërve, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Për ata që nuk mund të lexojnë apo shkruajnë, PAP-i autorizon një person jo të profilit, për plotësimin e testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti. Ndërkohë për maturantët e paraburgosur, u krijohen kushte të posaçme për dhënien e provimit, të shoqëruar nga forcat e policisë, të cilët duhet të jenë pa armë dhe uniformë.

Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-ja. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-në, PAP-in dhe përfaqësuesit e MAS-it. Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve. Kërkesa me shkrim për fotokopjen e testit paraqitet në KSHMSH, e cila do t’i kthejë përgjigjen.

Përjashtimi

Maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar; Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantët e tjerë; Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit; Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi; Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit.

Maturantit nuk i njihet rezultati:

  1. a) Nëse përdor laps apo stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuara ose përdor më shume se sa një ngjyrë në plotësimin e testit.
  2. b) Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (bar-kodin).
  3. c) Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal.
  4. d) Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i.
  5. e) Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

Mjediset e provimit

Mjediset ku do të zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë, përveç rasteve të veçanta. Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet. Maturantët/kandidatët duhet të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim.

Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×30 cm. Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike.

Vlerësimi i testeve

AKP-ja shpall skemën e vlerësimit të testit, jo më vonë se tri orë pas përfundimit të çdo provimi të Maturës. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar. Sa i takon personave të cilët do të kryejnë vlerësimin e testeve, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh. Sipas rregullores kërkohet që këta persona të kenë arsimin përkatës në fushën ku do të kryejnë korrigjimet, të kenë më shumë se 5 vite punë në mësimdhënie në shkollë të mesme, në lëndën që do të korrigjojnë. Të jenë korrektë me punën dhe në vlerësimet e mëparshme të maturës shtetërore, të jenë vlerësuar me “mirë” ose “shumë mirë”, e po ashtu dhe në kualifikimin e fundit të mësuesve, si dhe të jenë të certifikuar si vlerësues dhe të mos kenë konflikt interesi.

Rregulloren e plotë e gjeni në linkun më poshtë – https://maturashteterore2016.wordpress.com/matura-shteterore-2019/

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png