Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Burimi: Shqiptarja.com

Ministria e Arsimit shkurton degët e studimit për studentët. Përmes një udhëzimi të fundit ministria vendos që maturantët të zgjedhin mes 7 nga 10 degë në raundin e dytë të aplikimit duke ulur mundësitë e përzgjedhjes.

Shkarko Udhëzimin – Udhëzim nr. 15 datë 26.05.2020

Këtë vit maturantët do të kenë më pak mundësi për të përzgjedhur degët e studimit në universitet. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim ku vendos që maturantët në raundit e dytë do të kenë mundësi të aplikojnë për 7 degë studimi, e jo më 10 siç ka qenë më parë. Edhe në raundin e tretë mundësit janë zvogëluar në vetëm 5 degë.  Sakaq ndryshime nuk ka pësuar raundi i parë, ku  studentët e ardhshëm sërish do të kenë mundësi të përzgjedhin 10 degë studimi.

Pas publikimi të listave me fituesit, maturantët kanë në dispozicion disa faza për të kryer regjistrimin në universitet. Por këtë vit, sipas udhëzimit të ministrisë edhe këtu do të ketë ndryshime. Më saktësisht, në raundin e parë do të ketë 6 faza 48-orëshe nga 7 që kanë qenë më parë. Në raundin e dytë do të ketë 4 faza 48-orëshe nga 5 krahasuar me vitin e kaluar. Raundi i tretë do të vijojë me 3 faza 48-orëshe.

Për herë të parë kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi do të mund të përshtaten nga universitetet në programe të tjera studimi, por gjithçka do të bëhet duke njoftuar ministrinë e arsimit.

 “Kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi mund të përshtaten nga IAL-të në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore, dhe njofton zyrtarisht MASR për vendimin e senatit akademik mbi përshtatjen e kuotave të programeve të studimit. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore, MASR njofton IAL-të, RASH dhe QSHA për konfirmimin e përshtatjen së kuotave”.

Maturantët kandidatë për studime në institucionet e arsimit të lartë do të aplikojnë  online në portalin e maturës shtetërore me formularët A1 dhe A1Z.

 

Burimi: Shqiptarja.com

Na ndiqni në Instagram për t’u informuar me njoftimet e fundit: Kliko mbi foto

Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: