Një studim nga Pew Research ka treguar që personi mesatar lexon vetëm 4 libra në vit, ndërkohë që liderët e kompanive më të mëdha lexojnë mesatarisht 50 libra në vit. Kjo nuk është një rastësi.

Por fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk ja dalin dot të lexojnë rregullisht. Këto 6 këshilla të zgjuara mund t’ju ndihmojnë ta kaloni këtë vështirësi.

Këshilla nr. 1: Skedulo kohën e leximit

Nëse nuk skedulohet, nuk do bëhet – të paktën jo rregullisht. Nëse dëshiron të lexosh shumë, atëherë duhet të mbrosh kohën tënde duke e skeduluar në kalendar. Kur i skedulon seancat e leximit, shndërrohen si “takime” reale me veten.

Këshilla nr. 2: Bëje leximin shprehi mëngjesi

Një mënyrë e mirë për të rritur numrin e librave që lexoni është ta bëni pjesë të rutinës së mëngjesit. Duke lexuar 15-30 minuta në mëngjes, e filloni ditën plot inspirim dhe produktivitet, gjë e cila do ju ndjekë gjatë gjithë ditës.

Përveç kësaj, duke lexuar në mëngjes ju siguroheni që keni plotësuar leximin për atë ditë. Ndoshta më vonë gjatë ditës nuk do keni kohë, energji, ose fokus për të lexuar një libër.

Këshilla nr. 3: Bëje leximin rutinë para gjumit

Një mënyrë tjetër është përfshirja e një seance 15-30 minutëshe në rutinën tënde të natës. Hiqni pajisjet elektronike 30-60 minuta para gjumit dhe përdoreni këtë kohë për të lexuar.

Kjo jo vetëm që do përmirësojë kualitetin e gjumit tuaj, por gjithashtu do fuqizojë rritjen tuaj personale dhe do flini duke u ndjerë të kënaqur.

Këshilla nr. 4: Dëgjo Audiobooks

A ju pëlqejnë librat në lidhje me biznesin dhe vetë-zvillimin, por nuk gjeni dot kohën në orarin tuaj të zënë që të lexoni. Gjithmonë ke kohë “të humbur” gjatë ditës. Kjo mund të jetë koha që shpenzoni duke shkuar në punë, duke pritur, duke bërë dush, duke pastruar, etj.

Këtë kohë mund ta përdorni për të dëgjuar libra. Në platforma si Audible, kjo “kohë e humbur” mund të shndërohet lehtësisht në kohë produktive.

Këshilla nr. 5: Mos kini frikë të dorëzoheni në një libër apo të kaloni pjesë

Mos u ndjeni fajtorë kur e lini një libër përgjysëm. Kjo do ju japë kohë për të lexuar libra të tjerë që janë më të vlefshëm dhe më të aplikueshëm në jetën tuaj.

Përtej kësaj, disa autorë mbushin faqe të tëra me përmbajtje që nuk është aspak e rëndësishme. Mos kini frikë t’i kaloni këto pjesë deri sa të arrini në pjesë të vlefshme.

Këshilla nr. 6: Gjithmonë mbaj një libër me vete

Mbaj një libër në çantë gjithmonë. Kur duhet të presësh për disa minuta, mund të zëvendësosh rrjetet sociale me disa minuta leximi.

Burimi: tekbiz.al

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.