Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar në faqen e vet zyrtare Rregulloren e posacme të Maturës Shtetërore 2020 – Shkarkoje këtu 

1. Matura Shtetërore (MSH) 2020 dhe Matura Shtetërore Profesionale 2020 do të zhvillohet gjatë muajit qershor, në datat e përcaktuara me udhëzimin nr. 28, datë 12.12.2019 të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. “Për organizimin dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2020”.

2. Maturanti/kandidati duhet të respektojë rregullat e distancimit fizik dhe të higjienës, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) nr. 289, datë 4.05.2020, “Për miratimin e udhëzuesit “Për masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore”.

3. Të gjithë personat e përfshirë në administrimin e procesit të Maturës Shtetërore, të kenë detyrimisht maskë dhe doreza gjatë gjithë procesit dhe të respektojnë distancimin fizik në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 289, datë 4.05.2020, “Për miratimin e udhëzuesit “Për masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore”.

4. Programet lëndore orientuese të rishikuara për provimet e Maturës Shtetërore dhe për provimet e Maturës Shtetërore Profesionale, duke përjashtuar pjesën e programit që është zhvilluar online, janë hartuar dhe publikuar në faqet zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK).

5. Provimet e detyruara dhe provimi me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2020 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë. Provimet e detyruara tyv Maturës Shtetërore Profesionale 2020 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë.

6. Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) harton testet e provimeve të Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale, bazuar në programet orientuese të rishikuara të Maturës Shtetërore 2020.

7. Drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar (DRAP) dhe zyrat vendore arsimore (ZVA) trajnojnë online dhe pajisin me manualin e detyrave dhe përgjegjësive Përgjegjësit e Administrimit të Provimit (PAP), Administratorët e Provimit (AP) dhe Përgjegjësit e Katit (PK), të cilët nënshkruajnë deklaratën e përmbushjes së  detyrave dhe përgjegjësive gjatë administrimit të Maturës Shtetërore.

8. Komiteti i Maturës Shtetërore trajnon online përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

9. Komisioni i Maturës Shtetërore në Zyrën Vendore Arsimore dërgon në njësitë e pushtetit vendorlistën e shkollave ku do të zhvillohen provime të Maturës Shtetërore dhe ato kryejnë dezinfektimin këtyre shkollave.

Na ndiqni në Instagram

10. Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH) përgatitikontrollon mjediset e provimeve 24 orë përpara çdo provimi, duke respektuarrregullat e higjienës dhe distancimin fizik, sipas protokollit të MSHMS-së.

11. Drejtori i shkollës konfirmon në ZVA,një ditë para ditës së provimit, se mjedisi përmbush kushtet higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik. Nëse mjedisi i provimit është në kundërshtim merregulloren e Maturës Shtetërore dhe protokollin e MSHMS-së për drejtorin e shkollës do të merren masa administrative sipas përcaktimeve të Rregullores së Maturës Shtetërore 2020.

12. Mjediset ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore të jenë të ajrosura, të ndriçuara dhe të dezinfektuara, sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

13. Për çdo 10-15 maturantë/kandidatë caktohet një Administrator Provimi.

14. Maturantëtkandidatët hyjnë në qendrën e provimit në radhë një nga një, me largësi 1.5 -2 metra nga njëri-tjetri, sipas orareve të hartuara nga KSHMSH duke respektuar që deri gjysmë orë para fillimit të provimittë gjithë maturantët të jenë sistemuarsipas klasave dhe tavolinave personale.

15. Stafi mjekësori shkollës (mjekufinfermierja e shkollës), nëse ka, apo personeli i shkollës i caktuar nga drejtori, kryen për çdo maturantikandidat procedurën si më poshtë:

  • Mat temperaturën në ballë me termometërdigjital.
  • Spërkat solucion dezinfektues me përmbajtje 70% alkooli në duart e nxënësve.   –
  • Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë dhe doreza.
  • Pajis nxënësit me maskë dhe doreza nëse nuki disponojnë.

16. Administratori i Provimit shpërndan dhe grumbullon për çdo maturant vetëm një test dhe fletë-përgjigje të personalizuar, për të gjitha profilet bazuar në listën e pjesëmarrjes të dërguar nga QSHA. Administratori i Provimit siguron se çdo maturant që dorëzon testin dhe fletë-përgjigjen duhet t’i ketë firmosur ato.
17. Maturanti/kandidati pasi merr testin dhe fletë-përgjigjen nga AP, kontrollon që ato janë me emrin e tij dhe i nënshkruan. Gjithashtu, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj.). Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit, duke shënuar edhe emrin në test me shkrimin tij.
18. Testi është i ndërtuar vetëm mepyetje me alternativa.
19. Rregullat e plotësimit të testit nga maturanti/kandidati janë si vijon:
a) duhet të përdorë stilolaps blu ose të zi:
b) duhet të mbushë mestilolaps për secilën pyetje rrethin që përfaqëson alternativën që e mendon si të saktë:
c) nëse për një pyetje ka mbushur dyrrathë, përgjigjja për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhedo të vlerësohet me 0 pikë:
d) nëse për një pyetje ka qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk ka mbushur rrethin përkatës në tabelat e fletë-përgjigjes, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë:
e) nëse përnjë pyetje nuk ka mbushurasnjërreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë:
f) nuk duhet të përdorë korrektorë në tabelat e fletë-përgjigjes, pasi alternativat që janë
mbushur duke përdorur korrektor nuk vlerësohen ngasistemi elektronik i vlerësimit.
20. Vlerësimi i testeve realizohet në qendra vlerësimi me mjedise të përshtatshme dhetë sigurta, të përzgjedhura nga QSHA. Vlerësimi i testeve kryhet nëpërmjet teknologjisë digjitale.

Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

© Matura Shtetërore 2020

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: