maxresdefault-1

Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Materiali i mëposhtëm është marrë nga faqja zyrtare e ASCAP

a) Procesi mësimor gjatë periudhës së kthimit në mjediset e shkollës do të zhvillohet sipas parimit të distancimit social.
b) Drejtoria e shkollës merr masa për higjenizimin e shkollës dhe respektimin e kërkesave sipas “Protokollit për qëndrimin dhe lëvizjet në shkollë (COVID-19)”.

c) Drejtoria e shkollës riorganizon klasat e 12-ta sipas lëndës së provimit me zgjedhje.
d) Drejtoria e shkollës përgatit listat e emrave të maturantëve sipas ndarjes së re deri në datë 15 maj.
e) Gjatë periudhës së kthimit në shkollë, drejtoria merr masa që stafi i shërbimit psiko-social dhe stafi i shërbimit mjekësor të jenë të pranishëm në shkollë dhe të kujdesen për mirëqenien e nxënësve. Stafi i shërbimi psiko-social organizon takime me nxënës që ditën e parë të kthimit në shkollë duke krijuar një klimë të ngrohtë dhe bashkëpunuese.
f) Gjatë periudhës së kthimit në shkollë, drejtoria e shkollës harton orarin e ri mësimor dhe e përshtat atë që nxënësit të zhvillojnë vetëm orë mësimi në lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore. Pra, çdo ditë mësimi do të zhvillohen lëndët: Gjuhë shqipe/Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj e parë, si dhe lënda që nxënësi ka zgjedhur si provim me zgjedhje.
g) Të gjithë mësuesit që japin mësim në maturë, gjatë muajit qershor do të plotësojnë evidencat e statistikave të kërkuara nga drejtoria e shkollës mbi rezultatet e nxënësve, frekuentimin e tyre etj., dhe do t’i dorëzojnë te stafi drejtues.
h) Drejtoria e shkollës, gjatë muajit qershor, krijon kushtet në shkollë për plotësimin e
dokumentacionit shkollor si: të regjistrave sipas klasave, të certifikatave të maturës shtetërore të nxënësve, të amzave të shkollës etj.
i) Drejtorët e shkollave raportojnë mbi mbylljen e vitit shkollor në ZVA, lidhur me rezultatet dhe problematikat për punën me nxënësit maturantë.
j) ZVA-të raportojnë në DRAP dhe në DPAP, lidhur me rezultatet dhe problematikat për punën me nxënësit maturantë.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading