Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Pamjet e klasave të mbushura plot nuk do t’i shohim këtë vit brenda klasave ku do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore.

Pandemia jo vetëm do të mbajë larg nxënësit nga njëri-tjetri, por çdo maturant do të jetë me maskë, doreza dhe dezinfektant gjatë dy orëve provim. Të gjitha ambientet e shkollave do të vihen në funksion të maturës shtetërore, pas dezinfektimit numri i nxënësve në klasa nuk do të jetë më shumë se 12.

“Ka një protokoll të përcaktuar dhe shumë të qartë i cili është drejt finalizimit të Ministrisë. Distanca e nxënësve është dy metra. Nuk do të ketë më shumë se 10-12 nxënës. Do të shfrytëzohen të gjitha klasat për zhvillimin e provimit. Ky është një plan që do bëhet publik shumë shpejt. Ruajtja e shëndetit të maturantëve është primare ndaj masat do te ndiqen në mënyrë rigoroze”, thotë Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Të kushtëzuar nga situata e pazakontë e koronavirusit, esetë dhe ushtrimet me zhvillim që marrin më shumë kohë, janë hequr nga provimi. Vrapi tregon se çdo test do të ketë 60 pyetje dhe vetëm alternativa. Ndërsa korrigjimi do të jetë elektronik, ndaj maturantët duhet të bëjnë kujdes me hedhjen e të dhënave.

“Korrigjimi do të bëhet online. Ku nxënësit të gjitha përgjigjet do t’i hedhin në një fletë të vetme. Ku vetëm ajo do të kalojë në skaner për korrigjim. Penalitetet do të jenë njësoj si dhe vite më parë. Nëse kapen me kopje, me telefon apo duke biseduar, u hiqet e drejta për të dhënë provimin për 1 vit”, shtoi Vrapi.

E vetmja lehtësi për ta është mospërfshirja në provim e temave të zhvilluara gjatë kohës së epidemisë. Provimi i parë i maturës nis më 8 qershor me gjuhën shqipe dhe letërsinë dhe mbyllet më 18 me lëndën me zgjedhje.

Burimi i informacionit: MegaNews.al

Burimi i Video-s: A2 Cnn

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: