Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka bërë me dije të gjithë nxënësit në lidhje me nivelet e vështirësisë që do kenë testet e Maturës shtetërore 2020.

Vrapi ka theksuar se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie.

“Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”.

Ajo ka shtuar se kjo është një skemë, të cilën çdo test i maturës shtetërore është i detyruar që ta zbatojë, ndërsa theksoi se testet janë të niveleve mesatare./Fjala.al/

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: