
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Drejtoresha e qendrës së shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi tregon për Top Channel detajet e organizimit të maturës.
Pas 8 javësh të ndjekjes së mësimit online, Ministria e Arsimit mori vendimin se si do të mbyllet ky vit shkollor.
Të vetmit që do rikthehen në bankat e shkollës janë klasat e 12- në një periudhë tre javore nga 18 maji deri në 5 qershor. E më pas 31 111 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimeve në datat e përcaktuar mes 8 qershorit dhe 18 qershorit.
maturashteterore.com i vetmi website me informacione të sigurta për nxënësit dhe maturantët, të marra nga Poratalet më ndjekura në Shqipëri – duke ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e autorit. Faqet e tjera kopjojnë nga puna jonë.
Serxhjo Mullanji, gjimnazisti që është në prag të përfundimit të shkollës tregon se ka nisur konsultimet online por i duket mëse e drejtë kthimi në shkollë.
Megjithatë kushtet e zhvillimit të procesit mësimor dhe provimeve nuk do të jenë njësoj me të viteve të kaluar. Ministria e arsimit po harton një plan të detajuar me rregulla strikte si masa mbrojtëse për ndalimin e përhapjes së covid 19.
Distancimi fizik, dezinfektimi i ambjenteve, maska nxënësve dhe mësuesve. Jo më shumë se 10-15 veta në klasë.
Burimi i informacionit: Top Channel
Ju lutem te meret parasyshe hartimi i testeve se me testet alternativa te gjith marrin nota te mira ,dhe ai qe ka mesuar ne menyre sistematike barazohet me nxenesin qe si ka hapur asnjeher librat.Testet ti permbahen programit mesimor dhe formulimi te jet dhe me zgjidhje.