Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Prej më shumë se 40 ditësh, mësimi po zhvillohet online nga shtëpia që prej mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit. Maturantët vazhdojnë përgatitjen nëpërmjet krijimit të klasave virtuale dhe shprehin vështirësitë në lidhje me mësimin në distancë.

ARMELA XHINI

MATURANTE

“Sapo kemi mbyllur provimet e 3 mujorit të fundit, dhe kemi filluar me leksionet e lëndëve që do japim provim. Normal është pak e vështirë dhe stresi nga karantina dhe mbyllja në shtëpi dhe se nuk e marrim dot shpjegimin e duhur si në klasë, por po përpiqemi të përshtatemi dhe mësuesit po mundohen të na e bëjnë sa më të lehtë për ne.”

Për Armelën do të ishte më mirë shtyrja e provimeve të maturës shtetërore.

“Mendoj që do ishte shumë më mirë shtyrja e provimeve pasi ne nuk jemi mësuar me mësimin online, dhe për më tepër nuk i marrim njësoj të gjitha informacionet e duhura, sidomos për lëndët shkencore, por do ishte shumë më mirë të shtyheshin.”

Ndërsa autoritetet sigurojnë se në rast të kryerjes së provimeve të maturës, përmbajtja e pyetjeve do të jetë nga mësimet që janë zhvilluar para shkëputjes nga bankat e shkollës.

Përfaqësuesit e shërbimeve arsimore këshillojnë maturantët të fokusohen në testet përgatitore të publikuara në faqet zyrtare të maturës shtetërore.

Vendimi përfundimtar mbi shtyrjen apo jo të provimeve të maturës do të përcaktohet në ditët në vazhdim.

Marrë nga Vizion Plus.tv

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.