Nuk ka rendesi nese jeni 5 vjec apo 95 vjec, interneti ka shume mundesi per te ofruar. Sidomos kur behet fjale per edukimin, resurset e internetit jane te panumerta. Mbi te gjitha, shume faqe web-i me kualitet jane plotesisht falas. Nga historia deri te kodimi,nje edukim ekselent falas ju pret ne 15 faqet e web-it te listuara me poshte.

1. Coursera

Coursera-e1421802511804

 

Coursera.org eshte nje faqe web partnere me shume universitete dhe organizata neper bote. Kjo faqe ju sjell shumellojshmeri temash dhe prespektivash.. Coursera eshte mjet shume i fuqishem per edukimin online dhe perfshin gjithashtu kurse nga disa nga universitetet me te mira boterore. Coursera eshte shume e dobishme nese po kerkoni te studioni tematika te ndryshme ose nese deshironi kurse nga shkolla te ndryshme.

2. Khan Academy

Khan-Academy

Duke qene partnere me shume kolegje, akademia Khan ofron nje faqosje shume mire te organizuar dhe shume te dobishme. Duke u kujdesur per shume kurse ne internet, Akademia Khan ofron nje detajim mbreselenes rreth shume temave. Akademia Khan eshte lehtesisht e perdorshme dhe kjo ju lehteson akoma me teper edukimin e vazhdueshem.

3. Open Culture Online Courses

Open-Culture-Online-Courses-

 

Nese po perpiqeni te gjeni materialet qe ju nevojiten, provoni te hapni listat e kurseve online te Open Culture. Faqja permban rreth 1000 leksione,video apo incizime nga univerisitet ne gjithe boten. Kjo faqe permban shume materiale qe gjenden vetem ne faqet private te universiteteve, dhe jane shume mire te kategorizuara. Kjo do te thote se ju mund te gjeni qindra kurse universitare pa qene nevoja qe te kerkoni vecanerisht ne cdo faqe interneti individuale te universiteteve . Lista e Open Culture permban kurse nga Anglia, Australia, Wales dhe shume universitete shteterore amerikane. Pra mund te themi qe eshte nje resurs i dobishem per te gjetur kurse edukuese.

4. Udemy

udemy

Kurset falas te Udemy-t jane te ngjashme ne koncept si Coursera por ka nje opsion te shtuar, ate te ndertimit te kurseve sipas deshires nga leksione te ndryshme. Duke punuar me profesoret dhe shkollat me te mira, faqja Udemy mikson platformen e faqeve te tjera duke theksuar kualitetin e larte te materialeve. Gjithsesi kjo eshte nje faqe qe eshte e perziere me materiale falas dhe me pagese.

5. Academic Earth

Academic Earth

Nje tjeter faqe me kurse akademike nga shkolla te ndryshme eshte Academic Earth. E ngjashme me 3 faqet e mesiperme, Academic Earth sjell ne nje faqe te vetme kurse shume te mira nga burime te ndryshme dhe fokusohet ne ofrimin e temave te ndryshme. Academic Earth liston kurse sipas temave dhe shkollave duke ja u bere me te lehte te gjeni ato qe po kerkoni.

6. edX

edX

Nje tjeter opsion shume i mire per edukimin online te ofruar falas eshte edX. Gjithashtu edhe kjo faqe sjell nje variacion kursesh nga shkolla te ndryshme, dhe ka informacion me kualitet mbreselenes per te gjithe. Ajo mbulon nje rang te gjere temash.

7. Alison

Alison

Ndryshe nga faqet e siper permendura, alison.com eshte nje faqe web-i qe ofron edukim falas dhe certifikim ne disa fusha. Alison ofron kurse kryesisht ne biznes,teknologji dhe shendetesi por gjithashtu ofron kurse per gjuhe te huaja. Nje alternative shume e mire nese perdoruesve u duhet certifikim per mesimet qe kane marre. Alison gjithashtu ofron kurse per kourrikulum.

8. Kurset falas te iTunesU

iTunesU

Nje vend shume i favorshem per edukim online falas eshte iTunesU, sepse ajo integrohet shume mire ne iPod apo ne cdo aparat Apple. Ne kane nje aparat Apple si: iPad,Iphone apo iPod perdoruesit mund te shkarkojne aplikacionin iTunesU. Perdoruesit e kompjuterit mund te hyne ne iTunesU ne cepin siper djathtas te iTunes Store. Eshte shume e ngjashme me iTunes keshtu qe nuk do ta keni te veshtire ta perdorni. Perdoruesit mund te kerkojne materialet qe u nevojiten duke kerkuar llojin e materialit apo temen. Megjithate kurset jane shpesh nje perzjerje e videove apo incizimeve falas me material me pagese. iTunesU ofron nje game te gjere temash por nuk eshte e integruar me pajisjet Android,Google apo Windows.

9. Stanford Online

Stanford Online

Edhe pse Coursera permban disa kurse nga Stanford, nje pjese tjeter gjendet vetem nepermjet hosteve te tjera. Disa kurse qe permban kjo faqe kerkojne iTunes, por shumica mund te shikohen ne browser normal. online.stanford.edu eshte nje faqe shume e mire per kurse me kualitet te larte, megjithate temat jane pak te limituara na krahasim me faqet qe jane partnere me me shume se nje shkolle.

10. Harvard Extension

Harvard Extension

Ashtu si Stanford Online, Harvard Extension permban kurse falas vetem nga Harvard-i. Ky eshte nje tjeter burim ekselent per materiale me nivel te larte edhe pse llojshmeria e kurseve eshte me pak e pasur se e faqeve qe permbajne materiale nga disa shkolla njeheresh. Per me teper Harvard Extension ju lejon te kerkoni per kurse me certificate profesionale. Kjo e ben me te lehte nese qellimi juaj i edukimit online perfshine certifikatat.

11. Open Yale Courses

open yale courses

Open Yale Course ngjan shume me Harvard Extension dhe Stanford Online ne faktin qe ofron vetem kurse nga Yale. Nderkohe qe faqja eshte e limituar ne llojin e temave qe mesohen ne shkolle, Open Yale Courses ofron shume video nga leksionet qe behen ne kampus. Disponibiliteti i videove e ben kete faqe ne nje alternative shume te mire nese po kerkoni per kurse me kualitet te larte,por qe mesoni me lehte duke pare sesa duke lexuar.

12. UC Berkeley Class Central

UC Berkeley Class Central

E ngjashme me shkollat e tjera te listuara me siper, UC Berkeley ka variacion kursesh falas. Shkolla ka me pak kurse se shkollat e mesiperme,por ajo perfshin disa leksione suplementare dhe video duke ju lehtesuar ndjekjen e temave qe zgjidhni.

13. MIT OpenCourseWare

MIT OpenCourseWare

Ne menyre te ngjashme me faqet e tjera MIT ofron nje variacion te madh kursesh falas. Kjo shkolle ka nje numer te ngjashem kursesh krahasuar me shkollat e siper permendura,plus qe ofron materiale shume te detajuara.

14. Carnegie Mellon Open Learning Initiative

Carnegie Mellon Open Learning Initiative

Edukimi falas i Carnegie Mellon eshte i krahasueshem me shkollat e tjera te listes megjithese Open Learning Initiative mbulon nje rang te vogel tematikash. Por per tematikat qe mbulon ofrohen materiale shume te detajuara.

15. Codecacademy

codeacademy

Codecacademy eshte nje faqe e dedikuar vetem per mesimin e kodimit. Aty ku faqet e tjera te kodimit ofrojne nje shembull praktik per séance, Codecacademy perfshin edhe nje dritare me praktike live. Kjo do te thote qe ju mund te praktikoni kodimin nderkohe qe jeni duke pare materialin e leksionit. Kurset tek Codecacademy jane te shkruara shume mire dhe te lehta per tu ndjekur,gjithashtu faqja eshte e organizuar shume mire.

Tani nuk ju ngelet gje tjeter vec se te pervishni menget dhe ti futeni punes per te mesuar sa me shume.

Burimi: Zbavitje

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.