
FIZIKË
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Fizikes, Matura 2020
Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Fizikes, Matura 2020
Fizika është një nga lëndët me të rëndësishme të fushës së shkencave natyrore, me një konceptim të thellë shkencor, që përmes veprimtarive praktike dhe arsyetimeve logjike u mundëson nxënësve studimin sistematik të strukturës së botës fizike dhe natyrore përmes vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Mësimi i lëndës së fizikës zbulon lidhjen reciproke ndërmjet dukurive dhe ligjeve të saj, si dhe i aftëson nxënësit për t’i zbatuar ato në situata të jetës së përditshme.
Kurrikula e lëndës së fizikës ndihmon në zhvillimin e kompetencave, që u shërbejnë individëve në aspektin personal, social, ekonomik dhe që lidhen me çështje lokale, kombëtare dhe globale. Kompetencat që zhvillon kjo lëndë në të gjitha shkallët e kurrikulës kontribuojnë në arritjen e kompetencave kyçe, në funksion të të nxënit gjatë gjithë jetës.
Mësimi i lëndës së fizikës lidhet ngushtë me teknologjinë dhe integrimi ndërmjet tyre i formon nxënësit në një kontekst më të gjerë shkencor.
Programi orientues i lëndës së fizikës për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndës së fizikës bërthamë, klasa 10, 11 dhe fizikës me zgjedhje, klasa e 12-të. Ky program i ndihmon nxënësit në përgatitjen e tyre për provimin me zgjedhje në Maturën Shtetërore. Ai synon përgatitjen e tyre për të vazhduar studimet në degët e Fakultetit të Shkencave Natyrore, Inxhinierike dhe Mjekësore.
Gjatë përgatitjes për provimin me zgjedhje bazuar në këtë program duhet të synojmë tek nxënësi:
- Aftësitë për të zgjidhur ushtrimet e të gjitha niveleve;
- Aftësitë e të menduarit kritik;
- Aftësitë për të përdorur njohuritë fizike në situata të jetës reale;
- Aftësitë për të argumentuar, gjykuar dhe vërtetuar ligjet e fizikës. Programi orientues për përgatitjen e provimit me zgjedhje të lëndës së fizikës në Maturën Shtetërore është mbështetur në:
- programet e lëndës së fizikës bërthamë për klasat 10-11;
- programin e lëndës së fizikës me zgjedhje për klasën e 12-të;
- udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së gjimnazit;
- nivelet e arritjes së kompetencave për lëndën e fizikës për klasat 10-12;
Për të qenë lehtësisht i përdorshëm, programi përmban strukturën e testit në të cilën jepen kompetencat e fushës së shkencave të natyrës/lënda fizikë, tematikat si dhe peshën e secilës tematikë; rubrikën “Llojet e pyetjeve/ kërkesave/ ushtrimeve” që vlerëson në mënyrë efektive kompetencat që duhet të zotërojë nxënësi në këtë lëndë. Gjithashtu programi përmban edhe rubrikën e rezultateve të të nxënit kupërcaktohen konceptet dhe aftësitë kryesore për çdo tematikë të lëndës së fizikës që zhvillohet për klasat (10-12).
Kompetencat e fushës së Fizikes
Nëpërmjet testit të lëndës së fizikës në provimin e Maturës Shtetërore, nxënësi do të vlerësohej për realizimin e kompetencave të kësaj lënde sipas peshave të përcaktuara për secilën kompetencë të fushës, të paraqitura në tabelën e mëposhtme.
Kompetencat e lëndës së fizikës |
Përshkrimi i kompetencave të lëndës së fizikës |
Pesha
% |
Identifikimi dhe zgjidhja e problemave në fizikë |
Nxënësi identifikon konceptet dhe zbaton ligjet e fizikës, argumenton zgjidhjen dhe planifikon procedurën për zgjidhjen e ushtrimeve:
Treguesit kryesorë të kompetencës janë: Ø shkruan të dhënat e ushtrimeve duke përdorur simbolet dhe njësitë përkatëse të madhësive fizike skalare dhe vektoriale; Ø përdor saktë formulat për zgjidhjen e ushtrimeve; Ø njehson madhësitë fizike, duke përdorur formulat matematikore që shprehin ligjet e fizikës; |
40% |
Përdorimi i njohurive shkencore dhe teknologjik e në fizikë |
Nxënësi ilustron dukuritë dhe ligjet e fizikës nëpërmjet diagramave skematike, grafikëve, duke shpjeguar lidhjen ndërmjet madhësive që shprehin këto ligje.
Treguesit kryesorë të kompetencës janë: Ø ndërton diagramet për konkretizimin e parimeve, dukurive dhe ligjeve të fizikës; Ø ndërton grafikët e varësisë së dy madhësive fizike, duke u mbështetur në formulat matematikore, që shprehin ligjet e fizikës; Ø ndërton grafikun e dy madhësive fizike, duke u mbështetur nga një grafik i dhënë dhe formula që shpreh lidhjen ndërmjet tyre; Ø përcakton vlerat e madhësive fizike, duke u nisur nga grafiku; Ø analizon variablat në grafikët qe shprehin ligjet e fizikës; Ø konverton në SI njësitë matëse të madhësive fizike para kryerjes së veprimeve; Ø përdor saktë njësitë matëse të madhësive fizike gjatë zgjidhjes së ushtrimeve. |
40% |
Komunikimi duke përdorur gjuhën dhe terminologji në shkencore të lëndës |
Nxënësi argumenton rezultatet e ushtrimeve, që lidhen me dukuritë dhe ligjet e fizikës, duke përdorur terminologjinë shkencore të lëndës.
Treguesit kryesorë të kompetencës janë: Ø interpreton saktë konceptet, parimet dhe ligjet e fizikës, duke u bazuar në formulat matematikore që shprehin ato; Ø bën interpretimin fizik të ligjeve të fizikës, duke përdorur një terminologji të saktë shkencore për të shpjeguar rezultatet e dala; Ø interpreton me gjuhën e duhur shkencore madhësitë fizike të paraqitura në tabela, diagrama dhe grafikë. |
20% |
Realizimi i kompetencave gjatë gjithë zhvillimit të lëndës së fizikës ndihmon nxënësin:
- të zotërojë konceptet, dukuritë dhe ligjet e fizikës dhe t’i përdorë ato për të shpjeguar situatat e dhëna në ushtrimet përmes kërkesave të testit;
- të zbatojë ligjet e fizikës, të nxjerrë përfundime dhe t’i interpretojë ato;
- të bëjë lidhjen ndërmjet koncepteve dhe proceseve për të shpjeguar natyrën dinamike të lëndës.
Struktura e testit
Testi i Fizikës ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:
- 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
- 10 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh
Testi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.
Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.
Hartimi i testit të fizikës bazohet te bazat metodologjike të hartimit të testeve. Veçoria e testeve të fizikës buron nga natyra e kompetencave me të cilat pajisen nxënësit gjatë nxënies së kësaj lënde. Pjesa më e rëndësishme e fazave/hapave, nëpër të cilat kalon hartimi i testit të vlerësimit lidhet me strukturën e tij, e cila ndërtohet duke u bazuar në këto faza:
- Përcaktimi i tematikave që do testohen;
- Përcaktimi i temave kryesore që përmban secila tematikë;
- Përcaktimi i koncepteve kyçe sipas temave përkatëse;
- Përcaktimi i peshave në përqindje të çdo tematike;
- Përcaktimi i rezultateve të të nxënit që do të testohen;
- Grupimi i rezultateve të të nxënit sipas niveleve te arritjeve;
- Ndërtimi i tabelës së specifikimit (Tabela e Blu-Printit);
- Hartimi i skemës së vlerësimit.
Bazuar në kurrikulën e re, përmbushja e kompetencave të lëndës së fizikës, që një nxënësi duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të kësaj lënde, arrihet nëpërmjet tematikave kryesore mbi bazën e të cilave janë hartuar programet e kësaj lënde: ndërveprimet, energjia, modelet, shkallëzimi dhe matja. Këto tematika janë bazë për të ndërtuar njohuri, shkathtësi dhe qëndrime e vlera. Për secilën tematikë është paraqitur pesha që zë secila prej tyre kundrejt orëve totale të lëndës për zhvillimin e njohurive dhe rezultateve të të nxënit, që duhet të demonstrojë nxënësi në përmbushjen e kompetencave të lëndës së fizikës. Tematikat dhe renditja e tyre nuk nënkuptojnë që përmbajtja e testit duhet të zhvillohet në këtë renditje. Ato janë bazuar në përmbajtjen e temave kryesore të përzgjedhura si më të rëndësishme për nxënësit nga programi “Fizikë bërthamë”, klasa 10-11 dhe “Fizikë me zgjedhje”, klasa e 12-të.
Tabela e specifikimit
Nivelet e arritjes së kompetencave dhe peshat në përqindje (%) të pyetjeve për
secilin nivel |
Treguesit e përmbushjes së kompetencave nga nxënësit për secilin nivel: |
Niveli bazë i arritjes së kompetencave 40% | Nxënësi:
Ø identifikon konceptet dhe dukuritë dhe ligjet e fizikës; Ø përshkruan lidhjen ndërmjet dy ose më shumë proceseve, duke njohur karakteristikat kryesore të tyre. |
Niveli mesatar i arritjes së kompetencave
40% |
Nxënësi:
Ø përdor konceptet dhe ligjet e fizikës, si dhe i shpjegon ato; Ø përdor informacionin shkencor jo vetëm duke i zbatuar ligjet, por edhe duke bërë interpretimin e tyre. |
Niveli i lartë i arritjes së kompetencave 20% | Nxënësi:
Ø analizon dhe sintetizon informacionin e dhënë nëpërmjet kërkesave, duke përftuar pyetje që do t’i shërbejnë realizimit të zgjidhjes së kërkesës. Ø realizon lidhjet ndërmjet koncepteve dhe proceseve për të shpjeguar natyrën dinamike të lëndës. |
Nr | Tematikat | Pesha | Ushtrime me zhvillim | Ushtrime me alternativa | ||
Njohuritë për realizimin e kompetencave të
lëndës |
Nr. i usht. me zhvillim | Nr. i pikëve | Nr. i usht me alternativa | Nr. i pikëve | ||
1 | Kinematika Llojet e lëvizjes | 12% |
1 |
4 |
3 |
3 |
2 | Dinamika
Ligjet e Njutonit Ligji i ruajtjes së impulsit |
15% |
2 |
7 |
2 |
2 |
3 | Puna dhe energjia. Ligji i ruajtjes së
energjisë mekanike. |
10% |
1 |
4 |
2 |
2 |
4 | Termodinamika Ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit ideal. |
8% |
1 |
3 |
2 |
2 |
5 | Elektrostatika. Bashkëveprimi elektrostatik. Fusha elektrike. |
10% |
1 |
4 |
2 |
2 |
6 | Rryma e vazhduar.
Ligji i Omit për një pjesë të qarkut dhe qarkun e plotë. |
13% |
1 |
6 |
2 |
2 |
7 | Magnetizmi.
Forca e Amperit. Forca e Lorencit. Ligi I induksionit elektromagnetik. |
10% |
1 |
4 |
2 |
2 |
8 | Lëkundjet dhe valët. Optika valore | 12% |
1 |
4 |
3 |
3 |
9 | Fizika kuantike . Teoria e Ajnshtajnit për fotoefektin.
Vala e De Brojlit |
4% |
– |
– |
2 |
2 |
10 | Optika gjeometrike. Thjerat, formimi I shëmbëllimit |
6% |
1 |
4 |
– |
– |
Totali | 100% | 10 | 40 | 20 | 20 |
Nr | Linja | Pesha | Pikë Niveli I | Pikë Niveli II | Pikë Niveli III | Totali |
1 | Kinematika Llojet e lëvizjes | 12% | 2. | 3 | 2 | 7 |
2 | Dinamika Ligjet e Njutonit Ligji i ruajtjes së impulsit. | 15% | 3 | 4 | 2 | 9 |
3 | Puna dhe energjia.
Ligji i ruajtjes së energjisë mekanike. |
10% |
2 |
4 |
– |
6 |
4 | Termodinamika Ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit ideal. |
8% |
3 |
2 |
– |
5 |
5 | Elektrostatika.
Bashkëveprimi elektrostatik. Fusha elektrike. |
10% |
2 |
2 |
2 |
6 |
6 | Rryma e vazhduar.
Ligji i Omit për një pjesë të qarkut dhe qarkun e plotë. |
13% |
3 |
3 |
2 |
8 |
7 | Magnetizmi. Forca e Amperit. Forca e Lorencit. Ligi I induksionit elektromagnetik. |
10% |
2 |
2 |
2 |
6 |
8 | Lëkundjet dhe valët. Optika valore | 12% | 3 | 3 | 1 | 7 |
9 | Fizika kuantike dhe bërthamore | 4% | 2 | – | – | 2 |
10 | Optika gjeometrike.
Thjerat, formimi i shëmbëllimit |
6% | 2 | 1 | 1 | 4 |
Llojet e pyetjeve
Pyetjet e testit të hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.
Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një skemë, figurë apo grafik. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !