April 25, 2024

GJEOGRAFI

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Gjeografise, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Gjeografisë, Matura 2020 

Gjeografia si lëndë i ofron nxënësit mundësi të zhvillojë të kuptuarit e veçorive natyrore dhe shoqërore të mjedisit gjeografik, diversitetit të rajoneve në botë, ndërvarësisë, ndërveprimit, si dhe marrëdhënieve të njeriut me mjedisin në nivel lokal, kombëtar, rajonal e botëror.

Hartimi i testit për lëndën e gjeografisë mbështetet tërësisht në programin orientues të Maturës Shtetërore. Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së gjeografisë bazohet në:

  • programet e lëndës së gjeografisë bërthamë për klasën e 10-të;
  • programet e lëndës së gjeografisë bërthamë për klasën e 11-të;
  • programin e lëndës së gjeografisë me zgjedhje për klasën e 12-të.

Bazuar në programin orientues, përmbushja e kompetencave gjeografike dhe kompetencave kyçe që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës, arrihet nëpërmjet 2 tematikave kryesore:

  • Proceset natyrore dhe shoqërore
  • Ndërvarësia midis njerëzve, vendeve, rajoneve dhe

Programi orientues i Maturës Shtetërore zbatohet me korrektësi nga specialistët dhe mësuesit e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të gjeografisë. Specialistët e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të kësaj lënde, nuk mund të përfshijnë në testim tema mësimore të cilat nuk janë parashikuar në programin orientues të Maturës Shtetërore.

Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime me nxënësit, me teste që mund t’i hartojë vetë duke u bazuar në modelet e testeve që publikon QSHA-ja. Në përgatitjen për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues mund të përdoren tekstet mësimore të miratuara nga MASR-ja, si edhe materiale të tjera, që sigurojnë përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues.

Disa nga kompetencat që janë testuar në provimin e gjeografisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë, janë:

 

Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:

  • identifikon elementet matematikore dhe gjeografike të hartës;
  • përshkruan pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Evropë;
  • identifikon organizimin e sotëm administrativo-territorial të Republikës së Shqipërisë;
  • identifikon tiparet e përgjithshme natyrore të pjesëve përbërëse të Rajonit Verior

– Verilindor;

  • identifikon Hënën si një nga trupat qiellorë;
  • përshkruan kometat, asteroidet, meteorët dhe veçoritë e tyre;
  • identifikon veprimtarinë gërryese të ujërave detare;
  • identifikon kriteret bazë të

Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:

  • diferencon pasojat e qarkullimit të Tokës rreth Diellit;
  • analizon përbërjen e atmosferës;
  • analizon rrymat oqeanike;
  • shpjegon kushtet e formimit të borës së përhershme dhe akullnajave;
  • diferencon shtresat e Tokës;
  • analizon larminë dhe pasurinë e madhe hidrografike të Shqipërisë;
  • klasifikon llojet e shkëmbinjve;
  • analizon faktorët kryesorë që ndikojnë në proceset migratore në botë;
  • analizon shkaqet e migracionit të jashtëm dhe pasojat e tij përmes rasteve studimore nga vende të ndryshme;
  • përcakton shpërndarjen hapësinore të gjuhëve më të përhapura sot në botë dhe rajonet gjuhësore me veçoritë e tyre të

Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:

  • interpreton mënyrën e formimit të ujërave nëntokësorë dhe llojet e tyre;
  • interpreton grafikë, të dhëna statistikore etj., në lidhje me ecurinë e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe lëvizjen natyrore të

Struktura e testit

Testi i gjeografisë ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:

  • 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
  • 14 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh

Testi për lëndën e gjeografisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.

Pyetjet e një tematike në test janë të vendosura njëra pas tjetrës, pavarësisht nëse janë me alternativa apo me zhvillim. Pra, pyetjet nga gjeografia fizike janë në fillim dhe më pas vazhdojnë pyetjet nga gjeografia e klasës së 11 dhe 12.

Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.

  NIVELET
 

NR.

 

TEMATIKAT

Pesha

%

Nr.

pikëve

Niveli

I – 40%

Niveli

II- 40%

Niveli

III – 20%

 

1

Proceset natyrore dhe

shoqërore

 

40

 

24

 

10

 

10

 

4

 

2

Ndërvarësia       midis njerëzve,       vendeve

dhe rajoneve

 

60

 

36

 

14

 

14

 

8

TOTALI 100 60 24 24 12

Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika që ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh. Pra, tematika “Proceset natyrore dhe shoqërore” që zë 40% të peshës së programit është përfaqësuar në test me rreth 24 pikë, ndërsa tematika “Ndërvarësia midis njerëzve, vendeve dhe rajoneve” që zë 60% të programit, me 36 pikë.

Llojet e pyetjeve

Pyetjet e testit të gjeografisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.

Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një hartë, figurë apo grafik. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading