April 20, 2026
auto_testi_i_matures_-_14_qershor_2017-driton_bublaku_51503663533

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Agjensia e sigurimit të cilësisë së arsimin parauniversitar ka publikuar programet orientuese për maturën shtetërore. Programi orientues për provimin e Maturës Shtetërore ka si qëllim të orientojë punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare për provimin e Maturës Shtetërore.

Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndës përkatëse, duke mbajtur parasysh formimin e njohurive dhe rezultateve të të nxënit nëpërmjet eksperimenteve, arsyetimeve, zgjidhjeve problemore dhe interpretimeve në situata të thjeshta dhe komplekse.

Secila lëndë përmban strukturën, tematikën, përmbajtjen dhe fjalët kyçe përkatëse. Mësuesit që do të përgatisin nxënësit, duhet t’i aftësojnë ata jo vetëm për çështjet mësimore, njohuritë, konceptet dhe shprehitë e përcaktuara në këtë program, por të trajtojnë me ta edhe çështje që nuk trajtohen në tekstin e përzgjedhur, por që përmbajnë informacion të rëndësishëm dhe ndihmojnë nxënësit për të përvetësuar më mirë materialin e zgjedhur për provim.

Përgatitja e nxënësve për provim duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që ata të sigurojnë cilësinë e nxënies së çështjeve mësimore, të koncepteve kyçe dhe të aftësive intelektuale të përcaktuara në program.

Agjensia e sigurimit të cilisësë së arsimin parauniversitar është siguruar që të publikojë këto programe orientuese, jo vetëm për gjimnaazin e përgjithshëm, por edhe për arsimin profesional, për shkollat me drejtim të orientuar (aportive dhe artistike), si dhe për shkollat me orientim të drejtuar gjuhësor. 

Programet orientuese i gjeni këtu – PROGRAME ORIENTUESE MATURA 2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading