Maturantët afat deri më 31 tetor për të gjetur një degë studimi dhe të regjistrohen

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Maturantët që kanë mbetur pa u regjistruar në unversitet, e kanë edhe një mundësi, por duhet të nxitojnë pranë fakulteteve dhe të dorëzojnë kërkesën me shkrim. Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit Akademik Shqiptar për Top Channel ka sqaruar se raundi i tretë dhe i fundit, nuk ka përfunduar ende dhe se raundi vazhdon me atë që quhet faza e lirë, nis më 28 tetor dhe përfundon pas 4 ditësh, me 31 tetor.

“Maturanët që nuk u regjistruan përgjatë tre fazave të këtij raundi, kanë mundësinë që nga sot, të paraqiten pranë fakulteteve, dhe në ato lista ku ata janë në pritje për regjisttim, të shprehin dëshirën për të nisur studimet. Fakultetet i mbledhin kërkesat me shkrim të aplikantvë, për ato degë ku janë të interesuar dhe më pas nxjerrin një shortlist, që nuk bëhet më publike në portalin U Albania, por bëhet publike para fakultetit. Pastaj caktohet një ditë për regjistrim brenda kësaj faze 4 ditore, dhe në atë ditë, maturantët do të paraqiten pranë atij fakulteti”.

Kuotat e fundit në universitetet publike dhe private të vendit ezaurohen pas datës 31 tetor dhe aktualisht në Universitetin e Tiranës, në fakultetin Juridik ka edhe 6 kuota të lira.

Xhelaj thotë:

How to stay healthy this summer

“Maturanti shkon pranë fakultetit juridik, dhe sekretaria mban shënim të gjithë ata maturantë që duan të vazhdojnë garën. Pastaj nxerrin një shortlist duke respektuar renditjen që kanë patur maturantët, në fillim të raundit të trete. Në bazeë të renditjes ato bëjnë regjistrimin në datën 30 ose 31 tetor”.

Kujtojmë se procesi i aplikimit dhe regjistrimit të maturantëve në Universitetet publike dhe private të vendit mori 2 muaj kohë. Vitin e ri akademik e nisën mbi 21 mijë maturantë. Pritet që këto katër ditë të fundit të afatit,  të regjistohen rreth 200 maturantë të tjerë./

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.