Kur aplikanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48 orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

Procesi i regjistrimeve nga sekretaritë mësimore, me dokumentacion dhe online vijon me faza 48-orëshe, në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e renditura të raundit të tretë, Në rast se, pas çdo faze 48-orëshe, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të regjistruar në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve për raundin e tretë.

Gjatë periudhës së përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik, pas përfundimit të 3 (tri) fazave 48-orëshe të regjistrimit, LAL- të vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit U-Albania në programet c studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e tretë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi. IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave.

Sipas afatit të përcaktuar, në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe
RASH, për çdo vit akademik, RASH përcjell në QSHA regjistrimet përfundimtare të të tri
raundeve në format elektronik dhe hardcopy:

a) IAL:

b) Njësia kryesore c IAL-së:

c) Ciklii studimit:

d) Programi i Studimit:

e) Data e regjistrimit:

t) ID e Maturës:

g) Të dhënat personale të kandidatit të regjistruar.

Aplikantët, të cilët kanë bërë regjistrimin me dokumentacion dhe kanë nënshkruar në regjistër, nuk kanë të drejtë të ndryshojnë programin c studimit, për atë vit akademik.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: