Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Procedurat e aplikimit – Raundi i tretë.

Në periudhën 12 tetor — 14 tetor 2019, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e tretë në portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10(dhjetë) programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

  • a. nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parëose të dytë;
  • b. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin eparë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues;
  •  c. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;
  • d. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.

Maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë)lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e tretë, nuk duhet tëkryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 11 tetor 2019 në portali U-Albania.

Deri në datën 16 tetor 2019, RASH i përcjell, në formë elektronike dhe zyrtarisht, QSHA-së listën e aplikantëve të raundit të tretë për çdo program studimi.

Përcjellja e të dhënave dhe rezultateve, procesi i përllogaritjes së pikëve dhe publikimi i listave të maturantëve/kandidatëve të renditur.

Në datat 15 – 16 tetor 2019, IAL shkarkojnë nga portali U-Albania, listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi, si dhe të dhënat e tjera sipas udhëzimit.

Në datat 16 – 18 tetor 2019, IAL afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 18 tetor 2019, IAL ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania. Në datën 19 tetor 2019 renditja e të gjithë kandidatëve bëhet publike në portalin U-Albania sipas programeve të studimit për çdo IAL.

UNIVERSITETI WISDOM (1)

Procesi i regjistrimit – Raundi i tretë

Në datat 21 tetor deri 26 tetor 2019 (3 faza 48-orëshe: 21-22, 23-24 dhe 25-26), të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, duke paraqitur dokumentacionin në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Pas përfundimit të 3 (tri) fazave 48-orëshe të regjistrimit, në datat 28 tetor dhe 31 tetor 2019, IAL vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve, nëpërmjet portalit U-Albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e tretë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi dhe kanë aplikuar në raundin e tretë. IAL, gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave.

Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjell në QSHA,në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen
%d bloggers like this: