
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Voltiza Duro – Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një nga degët e Universitetit të Mjekësisë për vitin akademik 2020-2021, tashmë mund të njihen me kriteret që duhet të plotësojnë për t’u pranuar. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot vendimin e Senatit Akademik të këtij universiteti, mesataren që duhet të kenë si dhe koeficientët përkatës bazuar në llojin e shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët. “Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në përputhje me ndryshimet në kurrikulë e arsimit të mesëm në Republikën e Shqipërisë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 28.02.2019, vendosi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, për vitin akademik 2020-2021″,-thekson Universiteti i Mjekësisë.
Kriteret
Në vendimin nr. 21, datë 28.02.2019 “Për miratimin e kritereve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021”, bëhet me dije edhe mesatarja për çdo degë. Përkatësisht, maturantët e interesuar për Mjekësinë e Përgjithshme, Farmacinë apo Stomatologjinë duhet të kenë një mesatare me të lartë se 8.5 gjatë viteve të gjimnazit. Ndërkohë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta për shëndet Publik duhet të kenë një mesatare mbi notën 8. Sakaq, një mesatare gjimnazi mbi 7.5 kërkohet për degët Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi, Mami, Teknikë Imazherie, Teknikë Laboratori e Logopedi. Ndërsa për të ndjekur studimet për Teknikë Dentare apo Higjenist Dentar, maturantët duhet të kenë një mesatare gjimnazi mbi notën 7.
Nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. “Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2020-2021, përbëhet nga nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 40% ku nëse një kandidat jep provim me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4; nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndët e mësipërme, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1”,-thuhet në vendim. Ndërkohë, nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet ka një peshë prej 30% gjatë përllogaritjes së pikëve për tu pranuar në Universitetin e Mjekësisë. “Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme 30%, ku lëndët e mësipërme në vitin e tretë të shkollës së mesme shumëzohen me koeficient 1.25.
Tabela e plote
VSA-21-date-28-02-19-Kriteret-20-21
Bëjeni Share që të informoni shokët: