
Bëjeni Share që të informoni shokët:
5 arsye përse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar Qiriazi
- Stafi akademik
Kolegji Universitar Qiriazi ndër vite i ka kushtuar një rëndësi të veçantë stafit akademik, duke bërë pjesë të kolegjit pedagoget më me eksperiencë dhe më të spikaturit në fushën e ekonomisë, jurispudencës, teknologjisë ushqimore, teknologjisë së informacionit dhe turizmit. Pedagogët janë shtylla kryesore që garantojnë suksesin e studentit në të ardhmen, ndaj dhe Kolegji Universitar Qiriazi në bashkëpunim me universitet e vendeve të BE-se u mundëson studentëve të zhvillojnë mesim edhe me pedagogët e universiteteve më prestigjoze në botë.
- Punësimi i studentëve gjatë dhe pas kryerjes së studimeve
Kolegji Universitar Qiriazi ju garanton të gjithë studentëve mundësinë e punësimit si gjatë por edhe pas kryerjes së studimeve. Si arrin ta bëjë të mundur këtë gjë universiteti? Kolegji Universitar Qiriazi ka një bashkepunim te ngushte me Dhomen e Tregtise Tirane, dhe me një numër të madh biznesesh dhe institucionesh që sigurojnë praktikat dhe punësimin e studentëve. Nëpërmjet këtyre lidhjeve Kolegji Universitar Qiriazi i mundëson kujt do studenti që dëshiron të punojë part time ose full time, nga viti parë bachelor deri në vitin e fundit master.
- Infrastruktura dhe Laboratorët modern
Kolegji Universitar Qiriazi ofron kushte moderne për kryerjen e procesit mësiomor në aspektin teorik dhe atë praktik. Ky universitet vlerëson maksimalisht ndërthyrjen e teorisë me praktikën. Studentët mund të aplikojnë e praktikojnë dijet dhe profesionin nëpërmjet laboratorëve, klinikave ligjore, zyrave dhe institucioneve financiare që universiteti ofron në shërbim të tyre. Kolegji Universitar Qiriazi ka në misionin e vet edukimin e brezave nëpërmjet praktikës në proceset e punës.
- Asistencë Individuale dhe mbështetje për çdo student në bazë të nevojave
Në fokusin e Kolegjit Universitar Qiriazi është rritja e kapaciteteve të studentit si në aspektin profesional, por edhe atë social e kulturor. Ndaj çdo vit e më shumë shtohet vemendja e universitetit ndaj kërkesave dhe nevojave specifike të çdo studenti për të zhvilluar background-in dhe karrierën e tyre për të ardhmen. Në Kolegjin Universitar Qiriazi studentit i ofrohet asistencë individuale nga secili pedagog për të diskutuar çështje që lidhen me modulin, angazhimin e studentit në kërkim shkencor, konferenca etj. Organizatat dhe klubet studentore janë një mundësi tjetër e mbështetjes dhe promovimit të studentëve të KUQ.
Mbështetja me bursa jo vetëm e maturantëve me mesatare të lartë, por edhe e studentëve që vazhdojnë ta ruajnë mesataren përgjatë studimeve bachelor dhe master. Universiteti ofron gjithashtu bursa të plota për zhvillimin e studimeve master në universitetet e BE, ku kriter i vetëm është nota mesatare.
- Universitet i akredituar dhe ofron një larmishmëri të programeve të studimit
Kolegji Universitar Qiriazi është një universitet i akredituar.
Ky universitet ofron një larmishmëri programesh studimi si:
Fakulteti Ekonomik
Profilet:
- Finance
- Menaxhim biznesi
Master professional:
- Finance
- Administrim biznesi
Master shkencor:
- Finance
- Administrim biznesi
Fakulteti i Drejtesise dhe Shkencave te Edukimit
Profilet:
- E drejte biznesi ose business law
Master professional:
- Jurist me drejtim biznesi
Master i shkencave:
- E drejte civile dhe tregtare
Kolegji Profesional i Larte 2 vjecar
Teknologji ushqimore (Teknolog ushqimor)
Programet:
- Teknologjinë e Produkteve Bimore
- Teknologjinë e Produkteve Shtazore
- Teknologjinë e Pijeve dhe Ujit
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Programet:
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
- Elektronikë
- Web Design
Hoteleri – Turizem 2 vjecare
Bëjeni Share që të informoni shokët:
