December 5, 2023

Ndryshon renditja e gjimnazeve sa i përket vlerësimit të cilësisë për vitin mësimor 2022-2023. Pas vlerësimin të një sërë treguesve që kanë të bëjnë me rezultatet e marra nga nxënësit në provimet kombëtare të maturës, ato gjatë vitit mësimor, frekuentimit të orëve të mësimit, kualifikimit të mësuesve, çmimeve të fituara, shkolla që kryeson në kryeqytet si më e mira tashmë është gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.Ndërkohë që shkolla “Sami Frashëri” që mbante vendin e parë, ka zbritur në vend të tretë, ndërkohë që vijon të mbetet e dyta shkolla “Qemal Stafa”. Renditja ka ndryshuar edhe për shumë shkolla të tjera.

Strukturat vendore të arsimit parauniversitar kanë detajuar tashmë Kartën e Performancës 2023, duke bërë edhe renditjen finale nga shkolla që vlerësohet si më e mira, e deri tek ajo që ka raportuar nivelin më të ulët. Konkretisht për vitin e shkuar mësimor, dy shkollat që ndodhen në fund të renditjes janë “100 Vjetori i Pavarësisë”, si dhe shkolla e mesme Shëngjergj.

Autoritetet e arsimit parauniversitar bëjnë me dije se në finalizimin e renditjes janë përfshirë 15 tregues, që janë: Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla, kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit, përqindja e orëve të munguara nga nxënësit, kundrejt të gjitha orëve mësimore të një viti, përqindja e nxënësve kalues në Maturën Shtetërore, nota mesatare e shkollës në provimet kombëtare të Maturës Shtetërore, diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës, në provimet e lëndëve të detyruara, me notën mesatare të këtyre lëndëve në klasën e 12-të, përqindja e nxënësve që e kanë diferencën më të madhe se 1 notë, realizimi i objektivit të planit vjetor të shkollës, numri i fituesve të shkollës në konkurrimin (olimpiadat, konkurse, aktivitete) që shpall ministria përgjegjëse e Arsimit, numri i fituesve të shkollës në konkurrimin (konkurse, aktivitete) që shpallin zyrat e arsimit, rezultatet e mësuesve të shkollës në provimet e kualifikimit gjatë 4 viteve të fundit shkollore, përqindja e maturantëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare për të vijuar studimet në institucionet e arsimit të lartë, si dhe tre pyetësorët për prindërit, mësuesit dhe nxënësit. /GAZETA DITA/

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d